Po bëhet eliminimi i deponive ilegale në Komunën e Suharekës

Ka disa ditë që ka filluar të realizohet Projekti “Eliminimi i deponive ilegale në Komunën e Suharekës, i cili ka për qëllim pastrimin dhe ruajtjen e ambientit si dhe heqjen e mbeturinave të ngurta që kanë hedhur qytetarët. Ky projekt ka vlerën prej 30 mijë euro, ndërsa po e realizon Kompania “Eko regjioni”. Menaxheri i kësaj kompanie Tahir Kolgeci së bashku me Mehmet Lezin, shef në Drejtorinë për Shërbime Publike në komunën e Suharekës, janë vazhdimisht në terren dhe po merren me realizimin e projektit. Deri tash janë eliminuar disa deponi si në rrugën Suharekë-Reqan-Stravuqinë, te pjesa qe quhet “Guri i ujkut”, pastaj në fshatin Dardhisht, fshatin Mohlan, Vërshec, në pjesën tjetër në Shirokë, Sopijë, në Savrovë rreth lumit të fshatit dhe do te vazhdohet edhe nëpër pjesë tjera të Komunës. Aty ku po punohet po vendosen shirita dhe tabela me mbishkrim:”Mos hidhni mbeturina”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …