Po i zhvillon punimet konferenca ndërkombētare Kosovë-Shqipēri: “ Risitë dhe sfidat e sektorit minerar në kontekstin ndërkombëtar”

Po i zhvillon punimet konferenca ndërkombētare Kosovë-Shqipēri: “ Risitë dhe sfidat e sektorit minerar në sektorin ndërkombëtar”. Gjatë takimeve me institucionet relevante të sektorit të minierave të Republikës së Shqipërisë dhe në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis KPMM-së, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore,  erdhi deri tek  organizimi i kësaj konference të përbashkët Kosovë-Shqipëri me temë “ Risitë dhe sfidat e sektorit minerar në kontekstin ndërkombëtar . Të pranishëm në këtë konferencë janë përfaqsuesit relevantë të institucioneve të dy vendeve tona Kosovë Shqipëri. Konferencën e shpalli të hapur kryesuesja e Bordit të KPMM-së, zonja Selvete Graiçevci – Pllana e cila falenderoi të pranishmit dhe bëri të ditur se dita ditës, sektori minerar po merr karakter ndërkombëtar. Industria minerare kërkon gjithmonë të zgjerohen politikat, dhe programet në universitete, mes dy shteteve sidomos në hulumtim të metaleve të pastra,  ngase rritja e standardeve do të ndikoj edhe në mirqenje, tha ndër të tjera kryesuesja Selvete Graiçevci Pllana.

Ministrja nga MINT zonja, Rozeta Hajdari, në paraqitjen e saj potencoi faktin se industria e sektorit të mineraleve ka dëshmuar një rritje të madhe, tek ne në vendin tonë, sepse kemi shumë minerare jometalike andaj ne kemi analizuar të gjithë sektorët, dhe kemi arrit në përfundim se kemi rritje në disa sektorë. Të gjithë sektoret kanë mundësi që ti transformojmë në vlerë të qmuar. Kosova ka pasur dhe ka sfida në resurse natyrore që nuk janë punuar në mënyrë të duhur.

Ambasadori i Republikës së Shqipërise z. Qemal  Minxhozi, në fajlimin e tij ka paraqitur edhe kritika lidhur me bashkëpunimin Kosovë Shqipëri, ngase vlerson se ai është ende i pakët. p.sh. Zona e Gjakovës, dhe Malësia e Gjakovës janë zona tejet të pasura me krom, por mjerisht nuk ka një plan të përbashkët, për ta ri funksionalizuar industrinë nxjerrëse të kromit. Në Kosovë ka disa vite që disa Miniera janë jashtë funksionit tha Minxhozi. Ka ardh koha për tu shkrirë njëri me tjetrin  në brezin kufitar. Andaj zonja ministre duhet punuar konkretisht në këtë drejtim, porisiti z. Minxhozi

Sipas Getoar Mjekut, zëvendës i Ministrisë së Ekonomisë, deri tani i kemi pas mundësitë e kufizuara, për shkak të pandemisë tani edhe lufta në rajon, por qe tani e tutje mundesitë e bashkpunimit i kemi prioritet.

Zëvëndës ministri i Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë, z.  Ilir Bejtja tha se  për ne që quhemi njerëz poliktik ne duhet të kemi projekte të përbashkëta në sektorin minerar. Ka një problem që duhet të heqim, rentën minerare nga të dyja anët e kufirit.  Qeveria ka për detyrë që të punoj në zonat minerare. Që të qojmë investime në infrastrukturë. Derisa një ditë të kemi një komb një shtet, deri atëherë do të bashkpunojmë më shumë porositi z. Bejtja

Akademik Minir Dushi  edhe pse në moshë të shyrë doli para të pranishmëve dhe foli për resurset minerale të Kosovës ,hulumtimin dhe shfrytëzimin e të gjitha lëndëve minerare.

Florent Çiçe, ministër i ekonomisë nga Maqedonia e Veriut, bëri të ditur se edhe Maqedonia ka një resurs të pasur si edhe Kosova. Kemi mbi 100 minera në vend. Angazhimi ynë është që  të sigurojnë teknika moderne në miniera.

Konferenca do ti zhvilloj punimet edhe nesër dhe është e ndarë në tre sesione shkencore. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI cakton datën për Kongresin e V-të: Fillojnë përgatitjet intensive

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku …