Po punohet intensivisht në rrugën kryesore të qytetit të Deçanit

Luten qytetarët e komunës së Deçanit që ti shfrytëzojnë rrugët alternative sepse nga sheshi ,,Mentor Tolaj’’ në drejtim të rrugës ,,Luan Haradinaj ’’ (rruga kryesore Deçan-Pejë) deri tek rruga ,,Elez Geci-Maxhun Berisha’’( rruga transitit), është e bllokuar për shkak të punimeve dhe kalimi i të gjitha automjeteve është i ndaluar për të mos penguar punimet. Luten qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët dytësore: Ardhja nga Gjakova –tek rrethi në Carrabreg Rr ,,Lavdim Likaj’’ afër SHFMU ,,Lidhja e Prizrenit’’ kjo rrugë të lidh direkt me rrugën transit ,,Elez Geci-Maxhun Berisha’’ në drejtim të Pejës, po ashtu edhe ardhja nga Peja për të kaluar nga qyteti duhet të shfrytëzohet e njëjta rrugë. Po ashtu në brendi të qytetit mund të shfrytëzohen edhe rrugët dytësore: Rruga e Kuqve, rruga e Osaj dhe rruga e Mushkolaj në Deçan për tu lidh me qendrën e qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …