leoni

Po shkon drejt finalizimit ndërtimi i 10-të shtëpive për familjet në kushte të rënda ekonomike të komunës së Malishevës

Një lajm i mirë! Po shkon drejt finalizimit ndërtimi i 10-të shtëpive për familjet në kushte të rënda ekonomike të komunës së Malishevës. Me këtë rast kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, së bashku me drejtorin e Bujqësisë Sylë Dukolli, kanë vizituar disa nga 10-të familjet, të cilat shumë shpejtë jetesën e tyre do ta vazhdojnë në shtëpitë e reja të banimit, shtëpi të cilat do të jenë të pajisura me të gjitha elementet e nevojshme për një familje. Ndërtimi i këtyre shtëpive po bëhet falë një bashkëpunimi të mirë të Komunës së Malishevës me organizatën “Qatar Charity”, të cilës kryetari Kastrati u është shprehur përzemërsisht tejet mirënjohës e falënderues.

May be an image of 4 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …