Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e rrugës transite në Malishevë

Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e rrugës unazore apo transitit në qytetin e Malishevës, projekt ky i cili ka rëndësi të madhe për qytetin. Punimet në njërën pjesë të unazës, sot i ka parë nga afër edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, i cili është njoftuar nga ana e operatorit me punimet që janë duke u zhvilluar në këtë rrugë. “Ndërtimi i rrugës unazore për Malishevën, ka rëndësi të madhe, pasi lehtësohet qarkullimi i automjeteve dhe krijohen më shumë mundësi për të gjithë, si dhe ka ndikim edhe në zhvillimin e Malishevës”, ka thënë Morina, i cili është shprehur i kënaqur me rifillimin e punimeve. Trafiku i ngarkuar, është njëri nga problemet kryesore në qytetin e Malishevës, ndërsa ndërtimi i rrugës unazore është nevojë e domosdoshme.

Mund të jetë një imazh i natyra

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …