Po vazhdon procesi i zgjedhjeve të kryetarëve të fshatrave në komunën e Ferizajt

Sonte janë mbajtur zgjedhjet në shkollën fillore  të mesme të ulët “Dëshmorët e Kosharës” në fshatin Koshare të komunës së Ferizajt, për zgjedhjen e kryetarit të këtij fshati. Banorët e këtij fshati me shumicë votash, vendosën që Sadik Qerimi t’ i përfaqësoj si kryetar në katër vitet e ardhshme. Komisioni komunal për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave dhe zonave urbane, procesin zgjedhor sonte e kanë vazhduar edhe në fshatin Dremjak. Në këto zgjedhje kanë dal një numër i konsiderueshëm i qytetarëve ku me shumicë votash kanë vendosur që Afrim Shahini t’i përfaqësojë për vitet në vazhdim. Këta banorë kanë bërë edhe zgjedhjen e këshillit të këtyre fshatrave.

May be an image of 6 people

Kontrolloni gjithashtu

Angazhohen ekipe shtesë për grumbullimin e mbeturinave në komunën e Ferizajt

Pas shpalljes së gjendjes emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave nga Komuna e Ferizajt, …