Po vazhdon puna në pastrimin e rrugëve dhe rrugicave në komunën e Suharekës

Kompania përgjegjëse për pastrimin e borës në komunën e Suharekës, po vazhdon punën deri në orët e vona që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme.

Kryetari Asllanaj së bashku me bashkëpunëtorë po vazhdojnë vizitat për të parë nga afër gjendjen në disa zona ku kishte të reshura më të mëdha të borës.

Duke pasur parasysh që jemi një ndër komunat me të reshurat më të mëdha dhe me shumë fshatra me lartësi të lartë mbidetare, kemi arritur që të mbajmë të kalueshme të gjitha rrugët kryesore të fshatrave dhe shumicën e rrugicave.

Ftojmë qytetarët që të kenë kujdes gjatë lëvizjes me automjete për shkak temperaturave shumë të ulëta dhe që pritet të zbresin ende, porositi kryetari Asllanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …