Me vendim të menaxhmentit pjesëtarët e Policisë së Kosovës gjatë këtij muaji nuk do të mund të marrin pushim

Policia e Kosovës: Disa medie në Serbi dhe portali që quhet “Preshava jonë” po përhapin dezinformata

Policia e Kosovës ka demantuar si një gënjeshtër të portaleve serbe, së cilës i referohen disa portale vendore dhe rajonale, ndër to edhe ajo që quhet, agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”,  të cilat kanë botuar shkrimin e titulluar “ Pas qershorit, me urdhër të speciales pritet arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit, Azem Syla etj”. Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit, dhe siguron të gjithë qytetarët e saj se shkrimet e tilla janë të pavërteta, qëllimkëqija dhe tendencioze që kanë për qëllim njollosjen e Policisë së Kosovës dhe destabilizimin e vendit. Policia rithekson dhe rikonfirmon se nuk ka asnjë informacion zyrtar që ndërlidhet me shkrimet apo dezinformacionet e publikuar në portalet serbe, të cilave ju janë referuar edhe disa portale tjera vendore dhe rajonale.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Dorëheqja e Albin Kurtit, do të ishte zgjidhja më korrekte për krizën politike në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se mënyra më korrekte për të zgjidhur krizën aktuale …