Fidan Mustafa

Fidan Mustafa: Lidershipi që tradhton dhe Zarfi i Presidentit

Zhvillimet e fundit politike në vend përsëri dëshmuan se Krimi i Organizuar, Oligarkia Institucionale dhe Kriminaliteti në këto dhjetë vitet e fundit kamuflohet në mënyrë shumë profesionale duke dërguar vendin në zgjedhjet e përgjithshme si të parakohshme, me vetëshkarkim, sa herë që organet e drejtësisë me seriozitet trajtojnë një hajni apo krimin e organizuar institucional. E njëjta ndodhi përsëri dirën e martë të majit të vitit 2017,me ngritjen e një mocionit për mosbesim ndaj qeverisë Mustafa dhe koalicionit, ku nëpërmjet këtij mocioni formal, minor, arriti të fuqizohet, po nga partneri i koalicionit e si i tillë të ketë legjitimitetin e tij final që me vota shumicë të rrëzon qeverinë ekzistuese.

Krahas këtyre zhvillimeve, në pah shpërfaqen disa element mjaftë me rëndësi për opinionin e faktorin ndërkombëtar:

E para: Ngritja e mocionit ishte një skenar sa i fuqishëm po aq i përgatitur mirë  nga vet partneri i koalicionit PDK, i realizuar nëpërmjet partive opozitare (Simotra) për t’i ikur përgjegjësisë për vendimmarrje politike e llogaridhënie para organeve të drejtësisë.

E dyta: Përkrahja e këtij mocioni nga vet partneri i koalicionit PDK, opinioni u bind edhe njëherë se sa të pa besë janë lidershipi i PDK-së, i cili këto 10 vitet e fundit (PDK) të gjithë partnerët e koalicionit i kanë tradhtuar po në këtë formë, me dërgim të vendit në zgjedhje të parakohshme e po ashtu edhe me mos realizim të asnjë marrëveshje politike.

E treta: Përfundimisht, shkarkimi i kësaj qeverie dhe mobilizimi për koalicionet e ardhshme politike, për herë të parë në Kosovë i hap rrugë pozicionimit të partive politike si të Djathta, të Majta dhe të Qendrës, e si të tilla do të pasuronin më tej skenën politike, duke minimizuar mundësinë që shumë parti të thirren në tri krahët (E djathtë, e majtë dhe e qendrës) për përfitime elektorate pa profilizim të konceptit politik.

E katërta: Me rastin e shpërbërjes së Qeverisë së Kosovës, Presidenti i Kosovës dje përsëri dëshmoj që ai përfaqëson klanin e dikurshëm partiak PDK e aspak gjitha partitë politike, gjithë qytetarët e vendit, i cili ishte po i përgatitur që në momentin e rrëzimit të qeverisë, nga sirtarët ‘sekret’ brenda një ore nxori zarfin e shpërbërjes së parlamentit, pa shikuar opsionet e mundësitë në dispozicion që i ofron e drejta kushtetuese e ligjore në vend sa i përket zgjedhjeve të parakohshme.

Këto veprime dhe inskenime politike në vend, qytetarit i dërgojnë vetëm një mesazh, ai është: Vota juaj është arma më e fortë për ndëshkim të krimit, nepotizmit, hajnisë, dyfytyrësisë e mbi gjitha ruajtjes së dinjitetit tuaj për katër vitet e ardhshme. Mos lejoni që vota juaj të blihet për 5 euro, e as për një mbushje telefoni.

Mos lejoni që nderi juaj të nëpërkëmbet nga ata që nuk kanë nder, ata që nuk kanë familje, e as nga ata që nuk kanë dinjitet, thjeshtë tregoni vendosmërinë, burrërinë që neve nuk na nënshtron presioni e as varfëria që na troket në portat tona, sepse ne jemi po ata që sfiduam një Serbi kur gjithë neve na izoloj jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe atë arsimor, shëndetësor e brutal.

Populli i Kosovës gjatë gjithë historisë ka dëshmuar se në momentet më vendimtare, më sfiduese dinë të organizohet, dinë të vetëdijesohet e mbi gjitha dinë të sfidoj të keqën që kanos të ardhmen e tij, familjes dhe gjithë vendit.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …