Policisa

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se ka të dhëna se kërcënimi për bombë në objektin e Kuvendit ka ardhur nga Serbia

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se ka të dhëna sipas të cilave kërcënimi për bombë në objektin e Kuvendit ka ardhur nga Serbia. Policia ka njoftuar po ashtu se “bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur për një numri të telefonit, i cili dyshohet se është nga Serbia”. Policia e Kosovës ka bërë të ditur më tutje se në bashkëpunim me prokurorinë kompetente do të vazhdojë hetimet e mëtejme, duke marrë të gjitha masat hetimore, përfshirë edhe komunikimet me partnerë ndërkombëtarë të sigurisë, për të lokalizuar mjetet dhe rrjetet e komunikimit që janë përdorur në këtë kërcënim.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …