Policia e Kosovës falënderon kryetarin Haliti për bashkëpunim

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka pritur në takim përfaqësues nga Policia e Kosovës, konkretisht Nënkolonelin Çlirim Hajdini nga Zyra Ligjore e Policisë së Kosovës dhe Kapiten Shahin Ahmetin nga Policia e Kosovës. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar lidhur me procedurat e kalimit të Stacionit Policor të Vitisë, në objektin e Gjykatës në Viti. Me këtë rast në shenjë mirënjohje për kontributin e kryetarit Haliti ata i kanë dhuruar atij stemën e Policisë së Kosovës. I pari i komunës së Vitisë tha se duhet të kemi një investim sa më të madh në policinë. “Policia është e jona dhe ne duhet të bashkëpunojmë me të dhe njëkohësisht është jetike që të kemi një investim sa më të madh në policinë tonë, pasi që ajo ka një rëndësi të veçantë për shtetin dhe shoqërinë tonë”, u shpreh kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …