Policia e Kosovës ka gjetur sërish granata dore dhe municion në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur sërish granata dore dhe municion në një shtëpi të braktisur në Zveçan. Në njoftim saktësohet, në vendin e ngjarjes janë gjetur 9 granata, 538 fishekë dhe 3 karikatorë për armë automatike. “Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka neutralizuar mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt. Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për ‘Mbajtje, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Menderes Ibra: Të mos humbësh kohën

Menderes Ibra: Prerja ilegale e pyjeve vazhdon të jetë një nga sfidat kryesore të sektorit të pylltarisë në Kosovë

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Pyjore të Kosovës, Menderes Ibra ka tërhequr vërejtjen për pasojat që …