Policia e Kosoves

Policia e Kosovës, ka publikuar listën e kandidatëve të cilët e vazhdojnë procesin e rekrutimit si zyrtarë të rinj policorë

Policia e Kosovës, ka publikuar listën e kandidatëve të cilët e vazhdojnë procesin e rekrutimit si zyrtarë të rinj policorë. Sipas njoftimit, lista e rezultateve meritore përfshin rezultatin e dy fazave të testimeve. Renditja e kandidatëve bëhet sipas meritës, dhe atë sipas kësaj kronologjie: rezultati nga testi me shkrim i kandidatit vlerësohet me 60% dhe vlerësimi i testit-intervistës gojore 40%. Kandidatët të cilët kanë rezultatin e intervistës me gojë 70% e vazhdojnë procesin, ndërsa ata te cilët janë nën 70% nuk e vazhdojnë procesin. Në njoftim thuhet po ashtu se kandidatët të cilët janë në listën meritore, mund të ftohen të vazhdojnë procesin e rekrutimit brenda dy viteve nga data e publikimit të listës meritore, varësisht nga nevojat e organizatës. “Për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së testit psikologjik dhe kontrollimit mjekësor kandidatët do të informohen me kohë”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …