Teuta Arifi

Kandidatja për ambasadore, Teuta Arifi, është refuzuar për postin e ambasadores, në Bruksel

Një pjesë e kandidatëve të propozuar për ambasador nga Qeveria e Maqedonisë janë refuzuar paraprakisht nga shtet pritëse, ende pa dërguar zyrtarisht kërkesën e tyre për agremanët. Teuta Arifi mësohet se është refuzuar nga Brukseli për postin e ambasadores në këtë vend. Pavarësisht se nuk ka sqarime të hollësishme përflitet se Hungaria një nga shtetet anëtarë të BE-së ka dhënë qëndrim mospajtues ndaj këtij emri. Dyshime të njëjta janë dhënë siç mëson Alsat edhe për drejton aktual të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski. Për të dy këta emra të propozuar nga Qeveria nuk është dërguar zyrtarisht ende kërkesa për marrjen e agremanëve në shtetet përkatëse. I pyetur konkretisht për rastin e Teuta Arifit, ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se kërkesa ende nuk është dorëzuar për agremanët.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …