Karen Donfried, ka folur lidhur me pasojat e luftës në Ukrainë si dhe për armatimin e Serbisë nga Rusia e Kina

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, e cila gjatë kësaj jave vizitoi Serbinë, Kosovën dhe së fundmi Shqipërinë, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur lidhur me pasojat eventuale për Ballkanin të agresionit rus në Ukrainë si dhe për armatimin e Serbisë nga Rusia dhe Kina. Donfried  tha se “Rusia më 24 shkurt ndërmori një agresion frontal të paprovokuar dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës dhe gjatë dy muajve të fundit kemi parë brutalitetin i atij agresioni, qoftë tek bombardimi i pandërprerë i Mariupolit, apo krimet që kemi parë në Buça”. “Ka kaq shumë raste të tmerrshme që mund të përmend. Çdo ditë është një ditë tragjike për Ukrainën. Dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një pozicion shumë të fortë në atë konflikt. Pozicioni ynë forcohet edhe më shumë për faktin se aleatë si Shqipëria po qëndrojnë me vendosmëri krah nesh. Shqipëria ka rol kyç në të tre shtyllat e strategjisë sonë: Ajo po ndihmon Ukrainën: po i imponon kosto Rusisë, po kontribuon në NATO, duke u siguruar që krahu ynë lindor dhe juglindor të mbrohet siç duhet; dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku Shqipëria është një bashkë-penëmbajtëse me ne për Ukrainën.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …