Policia e Kosovës lanson sot projektin sensibilizues “Përqendrohu në Ngasje”, dedikuar sigurisë në trafik

Policia e Kosovës lanson sot projektin sensibilizues “Përqendrohu në Ngasje”, dedikuar sigurisë në trafik

Policia e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot organizon konferencën, e cila i dedikohet gjendjes së sigurisë në trafik, masat e ndërmarra, bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve me akterët tjerë, si dhe lansimin e projektit sensibilizues të titulluar “Përqendrohu në Ngasje”. Kjo fushatë e radhës është organizuar nga Divizioni i Komunikacionit Rrugor, e përkrahur dhe mbështetur edhe nga partnere të tjerë, e cila ka për qëllim senzibilizimin e pjesëmarrësve ne trafik, konkretisht mbi përqendrimin e shoferëve në ngasje të automjeteve, pasi një numër i lartë i aksidenteve fatale janë shkaktuar kryesisht nga shpërqendrimi në ngasje, e që ka rezultuar me vetë aksidente. Në këtë konference përveç përfaqësuesve te PK-se, gjithashtu  do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës, Federatës se Auto shkollave, AMRKS-së dhe Kolegji Tempulli.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Kërkesa për 180 vjet burg ndaj ish-liderëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës është “çmenduri dhe mizori”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Prokurorisë së Dhomat e …