Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, institucionet janë përgjegjëse për numrin në rritje të viktimave në trafik

Policia e Kosovës njofton se gjatë 11 muajve të këtij në Kosovë, 96 qytetarë kanë vdekur në aksidente të ndryshme komunikacioni

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se  gjatë 11 muajve të këtij  në Kosovë 96 qytetarë kanë vdekur në aksidente të ndryshme komunikacioni. Krahasuar me vitin 2022, shifrat janë pothuajse të njëjta. Pra në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin shënuar 98 viktima. Në statistikat e policisë, vërehet se në këtë vit ka rritje të aksidenteve me të lënduar. Ata gjatë këtij viti janë 15 mijë 459 ndërsa  në vitin 2022 ishin regjistruar  13 mijë 369 me lëndime trupore. Sivjet kishte 21 mijë 370 aksidente, ndërsa vitin e kaluar 18 mijë 886. Policia e Kosovës në kuadër të planifikimeve strategjike, thotë se ka paraparë edhe sigurinë në trafik, kur përveç kësaj ka hartuar edhe urdhra operativ dhe veprime policore në nivel qendror dhe atë lokal e rajonal. Po ashtu Divizioni i Komunikacionit rrugor, gjegjësisht Njësia për Kontroll të Autostradave, në kuadër të aktiviteteve të veta në vazhdimësi përpilon Plane Operative me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …