Ali Asllani: Poezi Për Atdheun

Më 20 dhjetor të vitit 1966 vdiq në Tiranë, Ali Asllani, poet, atdhetar dhe diplomat shqiptar

Më 20 dhjetor të vitit 1966 vdiq në Tiranë, Ali Asllani,  poet, atdhetar dhe diplomat shqiptar. U lind në fshatin Vajzë të Vlorës më 28 nëntor të vitit 1884. Ngeli jetim në moshë të re, kur ishte ende 6 vjeç,  Me ndihmën e të afërmve dhe miqve të të atit, mundi të ndiqte shkollën e mesme të Vlorës. Gjithashtu ndiqte shkollën greke. Në vitin  1898 nisi të studiojë në Janinë. Në Institutin e Lartë administrativ “Mylkije” në Stamboll, u diplomua në vitin  1906. Ai ishte një nga anëtarët e shquar të Klubit “Bashkimi”. Për mbështetjen që i dha Ismail Qemalit filloi të persekutohej nga organet qeveritare turke. Mundi t’i shpëtojë internimit, kaloi në Korfuz dhe prej andej në Vlorë. Mori pjesë në Kuvendin e Dibrës, si përfaqësues i Klubit “Bashkimi” të Janinës. Në vitin 1910 u kthye në Stamboll. U emërua sërish nënprefekt me ndërhyrjen e Shahin bej Kolonjës, por me kusht që të punonte në viset shqiptare.  Pas shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali, i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës të Këshillit të Ministrave, ku qëndroi deri më 22 janar të vitit 1914. Nga 20 dhjetori i vitit 1918 gjer më 5 nëntor të vitit 1920 ishte kryetar i Bashkisë së Vlorës. Në vitet 1921 – 1922 ishte kryekëshilltar i qeverisë dhe më pas sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë. Me vendosjen  e regjimit komunist në Shqipëri ishte  ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Ali Asllani është poet realist, i njohur për satirën e tij goditëse. Vdiq në Tiranë në 20 dhjetor 1966.

( RKL-TV-DIELLI Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …