Rashit Qalaj

Ish-kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Rashit Qalaj, iu ka përgjigjur deputetit, Halil Thaçi, për mbarëvajtjen e komisionit

Ish-kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Rashit Qalaj, iu ka përgjigjur deputetit, Halil Thaçi, për mbarëvajtjen e komisionit. Qalaj ka deklaruar se partia në pushtet ka bllokuar punën në këtë Komision, siç thotë ai, për ta mbuluar krimin. Gjashtë muaj kanë përdorur mekanizma për bojkotimin e tij. Mandati i këtij Komisioni ka mbaruar, sepse me datën 5 prill ka qenë data e fundit kur është dashur të dalim me një raport për atë, por për gjashtë muaj Vetëvendosja  ka përdorur mekanizma të ndryshëm që të ndalohet puna e komisionit për rezerva shtetërore, duke u munduar që ta mbulojnë krimin. Ne kemi pasur bllokim nga deputetët e Vetëvendosjes sepse kanë gjetur lloj-lloj arsye. Krejt çka thonë ata është e pavërtetë dhe vetëm një është e vërtetë: ata kanë mbajtur  qëndrime bllokuese”, saktësoi Rashit  Qalaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …