Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, u takua me ministrin e Mbrojtjes të Polonisë, Vladislav Kamysz, në Varshavë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, është takuar me ministrin e Mbrojtjes të Polonisë, Vladislav Kamysz në konferencën për siguri, që po mbahet  në Varshavë. Ministrin Kamysz e informova rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, gjersa shpreha dhe shqetësimin tim për militarizimin e Serbisë dhe 48 bazat e ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën, e gjithashtu dyshimin e bazuar me rastin e sulmit në Banjskë që grupet terroriste po mbështeten nga strukturat e sigurisë të shtetit të Serbisë me qëllim për të shkaktuar destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi”, ka thënë Maqedonci. Ministri i Mbrojtjes shtoi se Kosova do të ofrojë mbështetje të pakursyer për Ukrainën “brenda kapaciteteve tona shtetërore”, duke theksuar se me ministrin polak u dakorduan për vendosje të bashkëpunimit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …