Policia e Kosovës në bashkëpunim me  Qendrën për Transfuzionin e Gjakut organizon fushatë për dhurim të gjakut

Policia e Kosovës në bashkëpunim me QTGj organizon fushatë për dhurimin vullentar të gjakut

Duke filluar nga ora 11:00 deri në 15:00, pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Njësive të Specializuara në kampin Vrella do të organizojnë fushatën për dhurimin vullnetar të gjakut.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Njësive Speciale në koordinim  me Drejtorinë  e Shërbimeve Shëndetësorë DPP Prishtinë  dhe në bashkëpunim me  Qendrën për Transfuzionin e Gjakut në QKUK,  ka planifikuar që sot me datë 07.02.2018 nga ora 11:00 deri ne ora 15:00 në bazën e njësive speciale në kampin VRELLA të  organizojë fushatën për dhurimin vullnetar të gjakut”, thuhet në njoftim të policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …