Policia e Kosovës po bën kontrollime rigoroze nëpër pikat e kontrollimit për të hyrë apo dal nga Prishtina

Policia e Kosovës po bën kontrollime rigoroze nëpër pikat e kontrollimit për të hyrë apo dal nga Prishtina. Me qëllim të zbatimit të vendimit të djeshëm të Qeverisë për shtimin e masave të reja anti-covid, policia ka vendosur pika të kontrollit nëpër hyrje daljet e Prishtinës ku po ushtrojnë kontrolle rigoroze për të zbatuar masat e fundit të cilat veç tjerash kanë për qëllim reduktimin e lëvizjes së qytetarëve brenda apo jashtë Prishtinës. Me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Policia e Kosovës obligohet që në çdo hyrje/dalje të bëjë kontroll rigoroz për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19. Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë po ashtu parasheh që furrat e bukës, barnatoret, dyqanet e vogla dhe pompat e derivateve të mbeten të hapura.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Rutte s’pranon përfshirjen e NATO-s në konfliktin në Lindjen e Mesme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, gjatë një vizite në Shkup deklaroi se aleanca …