Zef Karaqi, e vëllai i dëshmorit Gasper Karaqi! Ngushëllime familjes, miqëve dhe shokëve! Ishte mërgimtar në Hamburg, dhe veprimtar i devotshëm i atdheut gjatë terë jetës së tij. (Në foto është me plis.)

Policia e Kosovës sot e shënon 20 vjetorin jubilar të themelimit të saj

Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 Shtator 1999. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij Shërbimi. Ndryshe, në vazhdën e aktiviteteve të shënimit të 20 vjetorit jubilar të themelimit të PK-së, sot  në orën 10:00 mbahet ceremonia kryesore si përmbyllje e të gjitha aktiviteteve njëjavore.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …