Muhamet Ternava

Profesor, doktor Muhamet Tërnava, historiani më i njohur shqiptar i Mesjetës

Profesor, doktor Muhamet Tërnava, ishte historiani më i njohur shqiptar i Mesjetës, ndër të parët shkencëtarë të historisë, i cili me argumente e të dhëna të faktuara shkencore hodhi poshtë pretendimet e historianëve serbë lidhur me përkatësinë e shqiptarëve të Kosovës,  në Mesjetë. Ai, pasi i kishte lexuar e studiuar me kujdes defterët e Turqisë  të Vilajetit Vëllk të vitit 1455, kishte arritur në përfundim se emrat e krishterë dhe përgjithësisht patronimet  e kohës nuk ishin vetëm emra serbë e sllavë, sikur pretendonte historiografia sllave e serbe,  por në shumicë ishin emra, patronime të shqiptarëve të krishterë të Mesjetës. Duke zbuluar mbaresat gramatikore të mbiemrave, ai kishte arritur në përfundim se emrat me mbaresën, “i” i përkasin gjuhës shqipe, ndërsa ata me mbaresën, – iq, gjuhës sllave -ov dhe oviq  gjuhës së vjetër sllave e bullgare.

Duke u mbështetur në këtë zbulim gjuhësor, ai formuloi metodologjinë shkencore se  trajta Dimiter Dimitri ishte e gjuhës shqipe, trajta Dimitar Dimitriq apo Dimitrijeviq ishte trajtë serbe sllave, Dimitar Dimitrov, trajtë e vjetër sllave e bullgare e kështu me radhë me të gjithë emrat e pranishëm në defterët e kohës.

Në librin e tij “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI” që ishte edhe temë e doktoraturës, Muhamet Tërnava i vuri bazën shkencore pranisë së elementi shqiptar në viset e Kosovës, në shtrirje diakronike e sinkronike, duke përfunduar se në vitin 1455 në trevat e Kosovës së sotme popullata shumicë me 82 për qind ishte shqiptare, ortodokse,  pastaj popullata sllave serbe, etnoset e caktuara si vllahet, raguzianët, hebrenjtë, turqit e të tjerë për bën jo më shumë se 18 për qind të popullatës së shënuar në defterët me rastin e instalimit të administratës turke në Kosovë

Për shkak të këtij zbulimi shkencor që dokumentonte praninë historike të shqiptarëve në Kosovë, regjimi i kohës nuk ia lejoi që temën e magjistraturës ta mbronte  në Prishtinë, por u detyra ta mbronte në Zarë të Kroacisë.

Muhamet Tërnava u lind në vitin 1947 në Lismir, ish Dobërdub. Ishte djali i Mulla Ademit hoxhë i njohur dhe  me autoritet në këto anë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme, gjimnazin e mbaroi në Prishtinë ku ka kryer edhe studimet në degën e Historisë në Fakultetin Filozofik. Ka magjistar  në Zarë dhe ka doktoruar në  Zagreb.

Ka marrë pjesë në demonstratat studentore  të vitit 1968. Ishte shok ideali me Jusuf Gërvallën me të cilin edhe ka mbajtur korrespondencës gjatë kohës së arratisë së tij. në Gjermani prej vitit 1979 e deri në vitin 1981.

Shërbimi sekret serb e kishte gjurmuar dhe më në fund e kishte burgosur në nëntor të vitit 1981 kur edhe ishte dënuar me burg së bashku me veprimtarët: Kadri Rexha dhe Shaqir Shaqiri. 

Gjatë kohës së hetimeve në Burgun e Prishtinës, inspektorët e UDB-së i kishin inskenuar një prapaskenë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e tij. Ata  i kishin dërguar në qelinë e tij  një vozitës serb, i arrestuar gjoja për delikt në komunikacion. Serbi pas një kohe e kishte provokuar dhe  e kishte sulmuar duke ia përplasur kokën për radiatorin e qelisë. Pasojat e atij  sulmi, i cili i kishte prekur edhe një pjesë të ndjeshme të trurit  i ka vuajtur  gjatë kohës së burgut por edhe deri në fund të jetës. Pas daljes nga burgu në vitin 1983, iu mor e drejta e ushtrimit të profesionit dhe nuk iu lejua të punonte në arsim apo as në institucione. Për ta mbajtur familjen dhe për t i ndihmuar bijat të shkolloheshin ishte detyruar ta shiste tokën që e kishte trashëgim nga i ati.

Në vitin 1996, Instituti i Albanologjisë i kishte botuar veprën, “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI”,  e cila deri atëherë ishte trajtuar si vepër  i ndaluar dhe nuk kishte pasur mundësi të kontaktonte me studiuesit dhe lexuesit shqiptarë. Në parathënien e librit punonjësit e Institutit Albanologjik i kishin kërkuar falje që nuk kishin pasur mundësia ta ndihmonin me kohë, në kushte dhe rrethana që tashmë dihen.

Pas luftës së UÇK-së për disa vite ka ligjëruar Historinë e Mesjetës në Katedrën e Historisë në Prishtinë.

Duke qenë i lënduar dhe me pasoja fizike që i kishin prekur edhe sferën mendore, i vetëdijshëm për gjendjen, prej lirimit  nga burgu në vitin 1983  e deri në vdekje  ka jetuar i tërhequr, por ka qenë tejet  mirëpritës, i sinqertë dhe i dashur   për të gjitha ata që e  kanë vizituar dhe me të cilët ka komunikuar.

Muhamet Tërnava është shembulli tipik i intelektualit të papërkulur shqiptar. Ka qenë i vetëdijshëm se zbulimi i tij shkencor  i kishte vulosur fatin tragjik të jetës dhe ardhmërisë, por kurrë nuk ishte thyer dhe nuk ishte penduar për veprat e tij në shërbim të shkencës shqiptare dhe komit në përgjithësi.

Mund të thuhet me bindje të thellë se Muhamet Tërnava ishte “Anjshtajni” i Historisë së Mesjetës shqiptare. Lexojeni veprën e tij me kujdes, zbulimin e tij gjuhësor, të cilin nuk e kishte vërejtur madje as Eqrem Çabej e Selami Pulaha, dy studiuesit më të mëdhenj shqiptar të kohës, dhe,  do të bindeni se çfarë zbulimi epokal ka bërë Muhamet Tërnava.

Ishte stoik në jetë, shkencëtar i paanshëm dhe shumë i thellë në vrojtimet e tij studimore, bashkëshort, vëlla,  baba i dashur për bijat, gjysh i nderuar për nipat e mbesat, përjetë i paharrueshëm për të afërmit dhe shokët e idealit. (Ahmet Qeriqi)

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …