Policia rrugore kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit kujdes të shtuar në komunikacion

Pas reshjeve të borës, policia rrugore ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit kujdes të shtuar në komunikacion. Policia ka kërkuar kujdes të shtuar sidomos nga ngasësit e automjeteve nga të cilët ka kërkuar që të respektojnë shenjat e trafikut rrugor, të posedojnë pajisjet dimërore në automjetet e tyre si dhe të jenë më vigjilent. Kujdesi maksimal i të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor. Reshjet e borës që kanë filluar në territorin e vendit varësisht prej intensitetit të tyre mund të krijojnë vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve, posaçërisht gjatë natës apo gjatë orëve të hershme të mëngjesit, thuhet në mes tjerash në komunikatën e Policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Më 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë …