Popi i Malit të Zi Nikçeviq, gjatë qëndrimit në Shkodër e tha me gojën plot se Kosova është Serbi, dhe shkodranët nuk i ndërhynë në fjalë mikut të respektuar. Por edhe po të të kishte deklaruar se Shqipëria është Serbi, nuk do të kishte reaguar askush, madje as shteti i Ilir Metës, (kryetar i Shqipërisë, i cili ka besimin 5 përqindëshit të shqiptarëve të Shqipërisë) i cili ka legjitimuar dhe i ka dhënë shtetësinë, antishqiptarit më të përbetuar të kohës sonë, nipit të andartëve grekë, Janullatos. Ky. Ilir Meta ka kundërshtuar propozimin e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t iu dhënë shtetësinë e Shqipërisë, shqiptarëve të Kosovës. Ndërkohë bëhet e ditur se gjatë qëndrimt në Shkodër, para besimtarëve ortodoksë, kleri i Malit të Zi, Nikçeviq ka bërë të ditur se së shpejti do të kërkojë zyratisht nga Shteti i Ilir Metës, të lejohet të ngrihet një kompleks i madh me eshtrat e 12,ooo serbëve e malazezëve që kanë rënë në vitin 1915, në përpjekje për ta “çliruar” Shkodrën, të cilën e mbronte komandanti i Garnizonit, Hazan Riza Pasha me ushtarët e Perandorisë dhe me shqiptarë liridashës. Përderisa Ilir Meta bekon Janullatosin e cili e ka greçizuar ortodoksët e Shqipërisë, pse të mos ua plotësojë kërkesat edhe malazezve, të cilët i konsideron miq dhe fqinj të mirë. (RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Shukri Buja rrëfen sesi iu ka shmangur shokëve të luftës, me frikë nga akuzat për ndikim te dëshmitarët
Komandanti i Zonës Operative të Nerodimes, gjatë luftës, Shukri Buja, ka bërë të ditur se …