leoni

At Nikollë Marku: Kleri serb, malazez e grek mbështet politikën e copëtimit të Shqipërisë

At Nikollë Marku: Kleri serb, malazez e grek mbështet politikën e copëtimit të Shqipërisë

Kreu i kishës ortodokse shqiptare “Shën Mëria” në Elbasan, At Nikolla Marku ka reaguar pas deklaratave të priftit malazez Radomir Nikçevic, i cili gjatë vizitës në Shqipëri ka thënë se ‘Kosova është Serbi”. At Nikolla Marku e ka dënuar deklaratën, ndërsa ka kërkuar nxjerrjen e tij nga Shqipëria dhe ndërhyrjen e shtetit, pasi po cenohet paqja në Ballkan.   “Është bërë e udhës që për organizimin e Pashkës të vijnë klerikë, që nuk i largojnë simptomat e vjetra duke thënë ‘Kosova është Serbi’, po ashtu edhe grekët në Jug. Gjuha e priftit malazez nuk është gjuhë dashurie dhe respekti, por shantazhi. Ai duhet marrë dhe duhet nxjerrë jashtë, shteti duhet të nxjerrë mësime nga këto lloj pësimesh. Klerikët janë të mirëpritur, por jo të tregohen zotë të vendit, kjo është ndërhyrje jo e mirë që nuk sjell zhvillim, kjo sjell gjëra jo të mira.

Këta vijnë si të xhindosur, qëllimi i tyre është që të mbështesin politikën për copëtimin e Shqipërisë. Nuk shkon kjo, cfarë do të bëjmë të fitojmë respektin e njëri tjetrit apo të fillojmë luftën në Ballkan? Kjo nuk shkon” deklaroi ai. Përsa i përket mungesës së një reagimi nga Kisha Ortodokse e drejtuar nga Janullatos, At Nikolla Marku u shpreh se ajo është vetë në konflikt. “Po vuajmë shantazhin nga ortodoksët fqinj” përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …