mbpzhr 2018
valamobile
AKP deri me 2 dhjetor
kek baneri
Fillimi / Institucionet / POTERQI I KLINËS ME RRUGË TË ASFALTUARA, NË GJURGJEVIK TË MADH FILLOJNË PUNIMET NË RRUGËN E RE

POTERQI I KLINËS ME RRUGË TË ASFALTUARA, NË GJURGJEVIK TË MADH FILLOJNË PUNIMET NË RRUGËN E RE

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, bashkë me ministrin e FSK-së Rrustem Berisha dhe kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj, kanë përuruar rrugët e asfaltuara të fshatit Poterq dhe fillimin e punimeve në fshatin Gjurgjevik i Madh. Rrugët e fshatit Poterq kanë gjatësi mbi 6 kilometra dhe janë realizuar me mbështetjen e plotë të MI-së. Projekti i rrugës së Gjurgjevikut të Madh me gjatësi prej 4 kilometra, do të realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe komunën e Klinës. Ministri Lekaj duke u deklaruar për këto dy projekte tha se Ministria e Infrastrukturës po e mbanë premtimin e dhënë banorëve të Poterqit para një viti, se ky fshat do të bëhet me infrastrukturë moderne . Kurse për fillimin e punimeve në rrugën e Gjurgjevikut të Madh, ministri Lekaj duke e falënderuar MFSK-në për mbështetjen në realizimin e këtij projekti me rëndësi për banorët, deklaroi se kjo mbështetje e FSK-së që së shpejti do të shndërrohet në ushtri të vendit, po e dëshmon se është në shërbim të të gjithë qytetarëve, krahas ofrimit të sigurisë për territorin e Kosovës. Ministri MFSK-së, Rrustem Berisha, tha se mbështetja e MFSK-së  në këtë projekt për banorët e Gjurgjevikut, është dëshmia më e mirë se FSK-ja është e të gjithëve dhe në shërbim të gjithë qytetarëve të vendit. Kurse kryetari Elezaj i falënderoi ministrin Lekaj dhe ministrin Berisha, për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pa rezervë dhënë komunave në tërë vendin, në këtë rast komunës së Klinës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Muharremaj, ka vizituar SHFMU “7 Marsi”

Në vazhdën e punëve dhe vizitave që po bënë në teren, kryetari i Komunës së ...