Presion ndërkombëtar për Dialogun, Albin Kurti përballet me kritika për mungesë veprimi

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron i kanë rikujtuar sërish kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, obligimet që dalin nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, duke kërkuar hapa konkretë dhe përparim të dukshëm. Në letrën e tij të urimit për mandatin e ri qeverisës, Merz thekson se Kosova përballet me sfida serioze dhe se integrimi euro-atlantik nuk mund të avancojë pa progres real në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ai kërkon qartë “përparime të tjera”, duke nënvizuar se pritjet ndërkombëtare ndaj qeverisë Kurti janë rritur ndjeshëm. Në të njëjtën linjë, Macron rikujton se marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut, përfshirë ato të Brukselit dhe Ohrit, duhet të zbatohen pa vonesa. Ai thekson se Franca do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, por kjo varet nga serioziteti në përmbushjen e angazhimeve të marra. Megjithatë, pavarësisht zotimeve të dhëna që nga viti 2023, qeveria e Albin Kurti vazhdon të kritikohet për qasje të ngadaltë dhe shpeshherë të paqartë ndaj procesit të dialogut. Veprimet unilaterale në veri të vendit në të kaluarën kanë sjellë masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian, duke dëmtuar raportet me partnerët ndërkombëtarë. Ndërkohë, përfaqësues të BE-së kanë bërë të ditur se edhe çështje të ndjeshme si Asociacioni i komunave me shumicë serbe mbeten pjesë e pashmangshme e procesit, pavarësisht përpjekjeve për ta shtyrë atë jashtë agjendës politike

Kontrolloni gjithashtu

Peter Sorensen: Kemi arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’në për hapat e mëtejmë në dialogun Kosovë – Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar  është takuar me zyrtarin …