Prijësit e Bashkësisë Islame të Prishtinës u pritën në takim nga kryeministri Haradinaj

Prijësit e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, kryetari, Hetem Sopjani, kryeimami, Burhanudin Hashani dhe anëtarët Bahri Sejdiu, Idriz Xhigolli dhe Bahri Rexha u pritën në takim nga kryeministri Ramush Haradinaj. Ata e uruan Ramush Haradinajn për zgjedhjen e tij Kryeministër i Qeverisë së vendit, duke u zotuar se do të jenë së bashku në këtë rrugëtim. Kryeministri Haradinaj pasi i falënderoi prijësit e komunitetit islam të Prishtinës, për kujdesin që kanë treguar për popullin dhe vendin, i informoi me nismat që ka ndërmarrë Qeveria që ai drejton për një dinamikë të re, e në veçanti për miratimin në Qeveri të Ligjit për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinën, dhe procedimin e tij në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …