Kryeministri Haradinaj priti në takim drejtuesit e SBASHK-ut

Kryeministri Haradinaj priti në takim drejtuesit e SBASHK-ut

Kryeministri, Ramush Haradinaj priti në takim drejtuesit e Sindikatës së bashkuara  për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Në bashkëbisedë  me kryeministrin Haradinaj përfaqësuesit e SBAShK-ut janë ndalur veçmas te çështja e Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të  Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta. Kryeministri, Ramush  Haradinaj është shprehur se çmon lartë angazhimet e punëtorëve  e të arsimit  në të kaluarën dhe tani në misionin e tyre të shenjtë për arsimimin dhe edukimin e brezave si dhe ka shprehur gatishmërinë për të diskutuar lidhur me të gjitha çështjet që lidhen me sektorin e arsimit dhe për të gjetur zgjidhje konkrete për ato, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …