Priten në takim përfaqësuesit e ShPG “Hareja” dhe prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta nga Kryetari Latifi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Pavarur të Gruas “Hareja” dhe prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta, me të cilët ka biseduar për aktivitetet që bëhen në kuadër të shoqatës dhe mundësisë së mbështetjes nga ana e Komunës.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Pavarur të Gruas “Hareja” dhe prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta, shoqatë kjo që zyrat e saj i ka në qytetin e Rahovec, e kanë njoftuar Kryetarin Latifi rreth gjendjes së fëmijëve dhe aktivitetet që zhvillohen në shoqatë  dhe kujdesit të këtyre fëmijëve nga stafi i shoqatës.

Nga ana e tij Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, i ka falënderuar përfaqësuesit e ShPG “Hareja” dhe prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta për vizitën dhe për informimin e tyre në lidhje me aktivitetet që zhvillohen në shoqatën “Hareja”, po ashtu Kryetari Latifi, ka thënë se duke e ditur rendësin e aktiviteteve që bëhen në kuadër të shoqatës do të shikohen modalitetet se si të ndihmohet shoqata “Hareja”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturë sportive

Kryetari i  komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturën …