leoni

Hakif Bajrami

Prof dr Hakif Bajrami: A po dridhen themelet e Evropës nga zgjimi nacional në shekullin XXI

BE nuk e pranon Kosovën sepse mbi plagët e saj për dy shekuj ka krijuar politikë të apartejdit përmes ish satelitit të saj-Serbisë. Tani kur zgjimi nacional, në saje të emancipimit politik dhe ekonomik i ka detyruar shumë popuj-kombe (kombe që kërkojnë shtete sovrane) që të mendojnë për ardhmërinë e tyre, në fillim të shekullit XXI. Themelet e Evropës janë kah dridhen, jo rrufeshëm por natyrshëm, sepse së pari u shkatërruan shumë perandori, të cilat Evropa i kishte krijuar me injorim dhe me hipokrizi politike. Tani Evropa do ta paguaj haraçin, sepse në te dhe mbi te, rëndojnë jo më pak se 97 kombe të shtypura, që aspirojnë pavarësinë, që pas një lufte politike, diplomatike dhe nëse e do nevoja edhe ushtarake, ato ngadalë do ta fitojnë pavarësinë. Një shembull i tillë që ka kaluar nëpër të gjitha etapat.

E vërteta, shembulli i Kosovës dhe UÇK-së, në BE është luftuar me të gjitha mjetet. Ma në fund për ta defaktorizuar ose shndërruar në shtet “invalid”, kundër Republikën e Kosovës në esencë, Brukseli e krijoi një Gjykatë Speciale ku do të hetohen dhe gjykohen pjesëtarët eminent të UÇK-së,kuptohet me përkujdesjen e disa matrapazëve shqiptarë që tinëzisht punojnë prapa shpinës popullit . Ata që do t` i hetojë dhe gjykojë Specialja, prej saj në fund do të dali një fluskë me zero faje. Kjo është fundi i saj i sigurt, por mundimet do të mbesin. Kështu politika fantome e kuvendeve Evropiane, do të provojë të mbetet në modë për politikë filozofike koloniale, që mbulohet me zhvillim ekonomik dhe integrim që ngadalë po dezintegrohet për brenda me fajet e saj që i ka mbjellë gjatë dy shekujve të kaluar.

Fuqitë Evropiane kanë mbjellë padrejtësi dhe krimet i kanë maskuara mbi popujt e vegjël në Berlin më 1878, në Londër më 1913, në Versajë më 1919, në Jaltë më 1945 dhe në Paris më 1946. Çka e kanë mbjellë gjatë këtyre konferencave “paqësore”, do ta korrin tani kur zgjimi NACIONL ka marrë përmasa të vetëdijsimit dhe pjekurisë. Pas Epopesë së Kosovës (UÇK), në fund të shekullit XX, Evropën dhe tërë botën koloniale e pati përfshirë kriza financiare, më 2008. Para kësaj kohe, BE provoi ta përpilojë një Kushtetutë dhe ngeli në kënetën e interesave meskine ekonomike dhe mjegullave religjioze. Pasoi lindja e së djathtës ekstreme me tipare puro fashiste, që e lufton çdo shpërngulje nga vendet e Afrikës dhe Lindjes së afërt. Nga këto kuzhina u krijua : Pranvera arabe, nga kuzhinat e njëjta u kthye “pranvera” në dimër Siberian, për t` ua grabitur naftën dhe natyrisht me të drejtë për t` i paditë si terroriste organizatat që vrasin njerëz të pafajshëm kudo nëpër botë. Më vonë këtij skenari do t` i dali tymi me turp.

Për ta kuptuar realitetin, gjithnjë në BE e ku i “ndihmon” Rusia e fashistizuar, po edhe Serbia satelite me KOS-in në ballë, duhet me kujdes të lexohen “analizat” e teoricentëve të ndryshëm. Të gjithë flasin për koncepte abstrakte si: çështje funksionale, globalizëm, për sakrifica, për ngutje të Katalonasëve, për Brexin anglez, pa e shpjeguar kurrë esencën pse Skocia votoi kundër. Flasin këta teoriticentë të znatit politik nën tezgë për dofar federalizmash, për neutralitet,  për ligje ilegale, për nevoja të kompromisit konstruktiv, për shumica dhe pakica , për pastërti ideologjike. Asnjëherë çështja nuk shtrohet drejtë, se NCIONLJA është në pyetje. Dhe këta analistë me timbër kolonial për të qenë politikisht “korrekt” janë shumë zemërgjerë mbi plagët e huaja, por nuk u lejohet nga egoja e tyre t` i thonë gjërat e vërteta, e të cilat i njeh tërë bota e vegjëlisë, ajo që është ndrydhur qe dy shekuj. Kështu, ky soj analistësh e konsumon urrejtjen shekullore të aristokracisë së gjashtë Fuqive Evropiane dhe i mbulon padrejtësitë që janë mbuluar nepër konferenca “paqësore” nga pozicioni i fitores ushtarake, të cilat prapë, vet i kanë kurdisë. Kurrë nuk kanë pyet asnjë komb të “vogël”, a ka të drejtë të flasi dhe të veprojë për pavarësi. E pra, Katalonia hedokur do të pavarësohet. Por do të pavarësohen edhe shumë kombe tjera nepër Evropë, që këto ditë shefi i Komisonit Evropian Jean Claude Juncker tha hapur se janë 98, që do të thot 98 shtete-kombe, nëse e lejojmë Katalonin të avansohet në shtet. Këso pykash i viheshin edhe Kosovës në binar. Luftëtarët e lirisë (UÇK) e quanin “terroriste”, LDK-ën e quanin prapa shpinës “kolaboracioniste”: “Hyë se të vrava, zbrit se të vrava”!.

Dallimet në mes Kosovës dhe Katalonisë

Në viset shqiptare nën robërinë jugosllave janë bërë regjistrime të popullsisë nga viti 1921 e deri më 1981 gati për çdo dhjetë vjet. Më i sakti, prej të gjitha regjistrimeve ishte ai i vitit 1981. Si drejtori i ARKIVIT shtetëror të Kosovës, atëbotë me kishte ardhur një informatë jozyrtare se serbët dhe malazezët e Kosovës më 1981, janë regjistruar në dy vende në të njejtën kohë: në Kosovë dhe në Serbi 46% e numrit tyre total. Hulumtimi i vitit 1981 përmes digjitalizmit TANI, do ta zbulonte tërë politikën koloniale serbiane të përqindjes fiktive. Ai dokument është hedh në depon e Arkivit, në Fondin e K. Ekzekutiv të Kosovës, dhe sot vetëm rastësisht mund të gjendet. Ky argument, sot mund të vërtetohet nëse regjistrimet janë digjitalizuar në Serbi dhe Kosovë. E falsifikimet ordinere që janë bërë më: 1921, më 1931, më 1938/9 (ushtria), më 1948 (Partia dhe Ushtria për shkak të IB-es), më 1951/3 (për shkak të Marrëveshjes Xhentelmene me shpikë turq nga 1947 turq më 1948 në 54000 më 1953!!!), më 1961( Dushan Mugosha e Svetisllav Stefanoviqi urdhërojnë që 20 000 serbë dhe malazezë të publikohen ma shumë, ndërsa nja 60 000 shqiptarë më pak!!), më 1971,më 1981, më 1991 (pa shqiptarë), do t` u dilte boja!! Ky fakt është njëra anë e medaljes, që e dallon fenomenin e Kosovës shqiptare nga Katalonia, ku Spanja nuk ka provuar një “zanatë” të tillë makivalesit.

Fenomeni i dytë që Kosova dallon nga Katalonia është se Katalonasit si JO Spanjoll, diku në fillim të shekullit XVII kishte mundësi rreshtimi shtetëror, pro Francës apo pro Spanjës. Kosova mundësinë e rreshtimit shtetrëror e shfaqi tek më 1878 dhe prej atëherë u coptua nepër etapa nga Fuqitë Evropaine (Rusia, Prusia, Austro-Hungraia, Anglia, Franca dhe Italia): në Kongresin e Berlinit më 1878 për 714 fshatra të cilat u sllavizuan me gjenocid të pastër për tri ditë në dhjetor 1877. Në Sanxhakun e Nishit dhe Pirotit nuk u lejua të mbetet asnjë shqiptar i gjallë. Më 1912-1915, do të provohet nga Mbretëria e Serbisë dhe Mbretëria e Malit Zi, që ish Vilajeti i Kosovës të ndahet dhe të sllavizohet me prap spastrim që ishte përdorë më 1877/8 për Nishin dhe Pirotin. Më 1913 Serbia do të i bombardojë 132 fshatra shqiptare, Mali i Zi do të bombardojë dhe konvertojë nga katolikët dhe musliamnët në ortodoks gati tërë popullsinë shqiptare të Rrafshit Dukagjinit, me qëllim të sllavizohen. Këto metoda monstruoze Spanja në Kataloni nuk i ka përdorë. Jo vetëm kaq, nga dokumentet serbiane argumentohet se 395 anije Evropiane kanë bartë shqiptarë në Anadolli (350 000 shqiptar myslimanë!!) dhe po kaqë që kanë shkuar rrugëve tokësore, pa i llogaritur fëmijtë nën 6 vjeç. Serbia dhe Mali i Zi nuk lejojnë asnjë shkollë shqipe në Kosovë (1912-1915). Edhe për këto fakte Kosova që kolonizohej me sllavë në fshatrat e shkreta, dallon nga Katalonia.

Nga viti 1918-1941 në viset nën Mbretërinë SKS (1918-11929), Mbretërinë Jugosllave (1929-1941), barbaritë serbomëdha ndaj shqiptarëve dhe Kosovës nuk dallojnë nga barbaritë që i ka përdorë Hitleri ndaj Hebrejëve 1936-1944. Tri kampe të përqëndrimit janë hapur për shqiptarë më 1920/21(në Nish, Leskofc dhe Nikshiq prej kah synohej të hudhën në det…). Por kush të mësoi për ato mizori sepse informata ishte e mbyllur. Madje dihet thuhet publikisht se Evropa ishte e disponuar që ta “pastrojë çështjen muslimane në te”. Shiko për këtë: “Tajna Konvencia izmedju Serbije i Austro-Ugraske 1881 e botuar fototip”. “Uput za likvidacijua Arnauta-Udhëzimi për likudimin e Shqiptarëve më 1920; shiqo ligjet e koloniazimit dhe sllavizimit deri më 1939, kur mirret vendim shtetëror jugoserbian që një familje shqiptare mund t` i ketë 0.40 ari tokë, një familje sllave mund  t` i ketë deri në 45 hektarë tokë së pakut; shiqo; Konventen Jugosllavo- Turke të 11 gushtit 1938, kur u provua që të deportohen të gjithë shqiptarët në Anadolli (nenin 2 i Konventës i përshkuruan rrethet në Kosovë dhe Maqedoni; e kam botuar më 1982). Nuk po hy në faktin se Jugosllavia 1918-1941 nuk lejonte asnjë shkollë apo libër shqip, asnjë gazetë shqip, as administratë shqip, sepse synonte gjenocidin-spastrimin total si në rastin eToplicës (1877-shiqo 22 ditar lufte në A. të Serbisë ku oficerët serbian lavdohen se si kanë prerë e gri fëmi e gra shtazana, pleq e plaka pa dallim).

Edhe Jugosllavia titiste nuk dallon fare, në qëllimin e fundit (final) nga ajo e para edhe pse lejoi shkollim shqip, por jo administratë të mirëfillët shqipe kurrë. Le të shikohem dokumntet zyrtare në Arkivin e Kosovës, të hulumtohet vetëm përbërja e stafit të milicisë dhe sigurimit shtetëror në Kosovë 1946-1966. Në Sigurim shtetëror, shqiptari ishte fenomeni nëse figuron qoftë edhe si sherbëtor,, sepse ai duhej të ishte më pansllavist se “patriku”, por prap ishte element i pasigurt. Madje, si janë trajtuar shqiptarët në ushtrinë jugosllave, është temë që duhet ta dridhë ndergjegjen e demokracisë Evropiane, e ajo ka heshtë edhe pse e ka ditë realitetin. Ndërgjegja e Evropës pra në Katalloni dhe në Kosovë  dallojnë si dita me natë.

Shikoni, i vetmi vend në Evropë që është çliruar nga nazifashizmi më 1944 janë shqiptarët. Ushtria bullgare, serbiane, meqedone dhe malazeze kanë hy në Kosovë pasi që Tito më 2 shtator 1944 e ka degraduar Shtabit Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjint që e drejtonte antifashisti i përbetuar Fadil Hoxha. Por Shtabi i Përgjithshëm i Shqipërisë duke e vërejtur këtë dredhi meskine të Titos, i ka dërguar menjëherë më 12 shtator 1944, dy brigada për t` u dalur në ndihmë shqiptarëve të Kosovës, që mos të masakrohen siç ngjau (sepse më 21 nëntor 1944 të gjithë çetnikët u konvertuan në partizanë, nga Kryesia e Avnojit!! Me qëllim që Tito të instalohet si krali i dytë në Beograd). Dhe mos të harrojmë, se mizoritë i programoi Vasa Qubrilloviqi më 3 nëntor 1944 me kërkesë të Rankoviqit dhe Popit Vllada Zeqeviq që u bë ministër PB, ndërsa Vasa ministër i kolonizimit. Asgjë nuk ishte e rastësishme. Bile ushtria bullgare kur hyri në Kosovë (tetor 1944) ishte e udhëzuar: “ Kur të hyni në Kosovë, vrani Arnautë dhe gjermanë”!. Çdo kundërthënie tjetër, nga Ferizaji (2 XII 1944 si inskenim), Gjilani, Drenica, Llapi, Peja, Prizreni, ka qenë e inskenuar dhe e programuar nga OZN-a. Janë provat kur Milladin Popoviqi reagoi më 26 XII 1944 se: “Ushtria jonë po sillet në Kosovë, si ushtria e Kralit”. Pastaj reagon Komandant Fadil Hoxha më 26 janar 1945: “për një njeri që OZNA e kërkon në ndonjë lokalitet, po masakrohet i tërë fshati”. Por mizoritë nuk kishinm mbarim. Madje, pa asnjë argument, më 8 shkurt 1945 u vendos në Kosovë Tito-Rankoviq- Gjillas vëndosen  Diktaturë Ushtarake që nuk ka pushuar deri më 1999. Madje, më 19 shkur 1945 Gjillasi në Beograd iu drejtua M. Popoviqit: “Eja ta ndajmë Kosovën sikurse më 1913”. Reagoi dhe e pagoi me jetë si solucion sepse u prapa që të dërgohet ambasador në Poloni. Fadili mbeti gjallë, sepse iu friguan reagimit popullor, edhe pse kishin planifikuar më 20 shkurt 1945 që ta vrasin ose ta dërgojnë ambasador në Turqi!!!

Asnjë nga mizoritë  e lartë cekura në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi ndaj shqiptarëve që i ka përdorë Jugosllavia Titiste, nuk janë realitet në Kataloni. Po, ka edhe mizori më eklatatnte që është detyrimi në shpërngulje në Anadolli pikërisht nga Tito dhe Shtabi i Rankoviqit nga viti 1950 e deri më 1966. Madje, Tito e pati “ratifikuar” Konventen e vitit 1938, duke e kthyer në “Mrrëveshje Xhentelmene” më 1953 në bashkëpunim me pushtetin e Ankaras (Marrëveshja Xhenteleme Tito-Kyprili). Katallonia këtë mizori nuk i ka përjetuar. E Kosova, sidomos pas vitit 1948 ishte në një pozitë koloniale dhe mbeti vendi ma i varfur në Evropë, edhe pse me resurse dhe me popull është shumë larg më e pasur dhe më e dlirë se çdo pjesë e Kontinentit të Vjetër. Këto mizori Katalonia nuk i njeh, përpos në rastin e Luftës qytetare 1936-1939 që është një temë krejtë tjetër. Madje më 1958 Tito-Rankoviq provuan përmes Dushan Mugoshës të i mbyllin shkollat e mesme shqipe në tërë Kosovën dhe më gjerë. Por hasi në raagime të guximshme nga Prof Ali Hadri në Normalen e Prishtinës, reagim ky që në vijim iu bashkuan Prof Hasan Mekuli, prof Sali Nushi dhe në fund Fadil Hoxha, i cili tha hapur: “Me çizme dhe vargoj gjaku për shkollë dhe liri i kemi fituar shkollat, me çizme dhe vargoj xhaku do t` i mbrojmë”! E vërteta, unë kurrë kombin serb nuk  e kam urrejtur, por askush deri me sot nuk e ke hetuar sielljen e disa organizatave terroriste serbiane që gjatë qershorit e deri në dhjetor 1999 vranë serbianë për t` ua veshë shqiptarëve. Ky fenomen është i njohur në çdo etapë kritike në Kosovë si më 1945, më 1919, më 1912, më 1977.

E vërteta, pa marrë para sysh dallimet dhe ngjashmëritë e kjo e fundit është esenciale, nga aspketi nacional, Katalonia ka të drejtë në pavarësi, sepse zgjimi nacional në Evropë po zë vendin e vet normal dhe pas 20 apo 30 vitesh, do të kemi numër dyfish ma të madh shtetesh evropiane, se sa që janë sot më 2017. Evropa pra do ta paguaj haraçin që “gacën e ka mbajtur nën hi” qe dy shekuj me radhë. Tani gaca ka dalë nga hiri dhe ajo do të shkaktojë efekt domino kudo e ku ka ndjenja nacionale ndryshe nga ato “shtetëformuese”.Dhe është krenari që Kosova i ka pri këtij rreshtimi për dy shekuj, por zëri i saj nuk është ndier deri më 24 mars 1999, dhjetë vjet pas, kur Serbia bëri grushtshtein e radhës mbi Kosovë më 23 mars 1989. Sot, Spanja duhet të mësojë, ta njoh Kosovën dhe referandumin e Katalonisë, sepse pas 1 tetorit 2017 Katalonas, do të vij 2 tetori i pavarësisë saj  dhe atëherë nuk do të ketë mundësi dialogu për substancë të përbashkët shtetërore centariste i përleu kjo Brukselit ose jo!.

Pse Kosova është vendi më i izoluar në Evropë?

Sot Kosova është i vetmi vend në Evropë i izoluar, jo për shkak të korrupsionit, sepse kjo mortajë është prezente dhjetë herë më fuqishëm në vednet e BE-së. Këtë e tregojnë aferat që shperthejnë evolutivisht si pastrim parash në Qipro, në vendet e Magrebit dhe deri në Argjentinë, por që maskohen me një kontabilitet meskin të masonerisë Lozanës. Sot, Ksovës i është nxënë “qafa ngushtë”, me një demarkacion që të gjithë e dijnë se çka ishte Kulla dhe Çakori për një shekull. Ishte pra vijë kufi dhe duhet të mbetet. Por Malit  Zi po i sherben  etablishmeni i Brukselit, që Kosovën nuk e njeh de jure, që 5 shtete të saj nuk e njohin de fakto dhe de jure, sepse i kanë nga 3 e 5 Kosova brenda. Këtu qëndron “bakterja infektive” pse Kosova NUK KA VIZA dhe është e izoluar, sepse Kosovën me rezolutën fiktive ruse (1244 që ia ngjitn një bisht fusnotë na vet më vonë edhe pse Serbia më 2010 e mori autogolë me padinë në GJND, që e bërëm neofashitët Koshtunica dhe Tadiq.  Dhe, prapë Kosovën e mbajnë në “pranga” koloniale UNMIK-u (OKB) dhe EULEX-i (BE). Dhe tani pse Rusia me 16 “Kosova” brenda, që një ditë do të shpërthejnë dhe janë në shpërthim nacional, dhe Serbia  me një Vojvodinë, Sanxhak, Vllahi te Negotini me 2 milion vllehë dhe shtetet tjera evropiane, mos të përdorin çdo mjet, deri te përpjekjet për grusht shtet, në një vend fqinjë (Mal të Zi), ku pastaj në rend ishte Kosova, pale mos NATO do të bëjë sehir si në Krime. Ky skenar tani është i zhveshur si “mbreti”.

Në Kosovë është krijuar një Gjykatë Speciale, jo edhe pa fajin e pushtetarëve të Kosovës që vet nuk e kanë themeluar të paktën formalisht si e themeloi Serbia. Por vet BE nuk është dashur të lejojë gjykatë raciste në Kosovë, vetëm për një komb, vetëm për një “kastë” qoftë ajo fajtore si pretendohet apo jo. Madje, BE i ka pranguar shqiptarët me 350 000 milion Evro enkas për Gjykatën Speciale, dhe deri sa një mafi e Dik Martinoviqit dhe taboret rreth tij t` i hanë ato para, ndjekja ndaj Çlirimtarëve të Kosovës nuk do të ndalet. Qëllimi është ekstrem të defaktorizohet Republika e Kosovës. Dhe nëse kjo Gjykatë nuk do të themelohej, BE do ta trillonte një kurthë tjetër. Do ta akuzonte LDK-ën dhe partitë satelite të saj, dhe do ta zgjeronte frontin, sepse pacifistë dhe sabotues shqiptar ka pasur më shumë më 1997-1999 se sa çlirimtar. Pra, tërë LDK do të akuzohej pse Rugova ka shkuar në Beograd te Milloshi me 15 maj 1998. JU pacifistët keni detyruar të dezertojë një brigadë në Dukagjin, keni dërguar një Komision më 7 shtator 1998 në Drenicë që të çarmtoset UÇK. Kjo diploamacia e BE që do të rrënohet për brenda kurrë nuk ka llogaritur se praktikisht ishin dy fronte të luftës në Kosovë: me armë dhe politikë e diplomaci; me politikë e `diplomaci` pa fryte të fundit. (Lexo: Dokumentin e Rambujesë në origjinal, ku shpje- në një autonomi substanciale, por edhe atë Milloshi dhe Rusia nuk e nënshkruan, donin Kosovën pa shqiptarë. Këtu ishte qëllimi. Në Kataloni ky qëllim nuk figuron, as nuk është në horizont, por tjetër çështje është e drejta e patjetersueshme e Katalonasëve se çka duan dhe atë unë e respektoj.

Nacionalja mbi të gjitha. Globalizimi dhe ekonomia e tregut është shpikje gjeniale, por duhet të vlejnë ca rregulla se askush ma nuk duron segregacionin dhe racizmin, totalitarizmin dhe mizoritë në emër të shtet dhe Kushtetutës fiktive. Çdo gjë duhet të natyralizohet dhe të avansohen në realizëm objektiv, qoftë nëse je shtet i varfër si Kosova, apo e pasur si Katalonia. Qeveria spanjolle sikurse Serbia po i burgosë ministrat e Katalonisë. Por neni 155 pas dhjetë vitesh do t` i mungohet “prefikisi 1 dhe sufiksi 5, do të themelohen 5 republika sovrane sepse zgjimi nacional nuk duron eksploatim.

Më 2 nëntor 2017

Kontrolloni gjithashtu

Agim Musliu dhe Gurakuç Kuçi: SKENARËT PAS BANJSKËS DHE LUFTA HIBRIDE RUSO-SERBE NË KOSOVË

Në përvjetorin e sulmit në Banjskë, qëllimet e këtij akti të dhunshëm rifreskohen me një …