Prof. dr. Hakif Bajrami

Prof. dr. Hakif Bajrami: Tradhtia nuk po vdes por po merr ves, mund ta ndalin vetëm politikanët patriotë

Gjatë vitit që po shkon (2017), Vetëvendosja doli në skenën politike të Republikës Kosovës më fuqishëm se kurrë më parë, duke zhevshur çdo tradhti dhe antikombatarizëm, por duke i joshë edhe kozmopolitët më të përbetuar, se kjo “parti është e ardhmja e shtetit më të ri në Evropë”.  Po, po bëhen gjashtë vite që në shtypin ditor duke i analizuar sjelljet e partive politike të Kosovës, (ato të mëhallave dhe ato të regjioneve ), Vetëvendosja është dëshmuar si parti e “digitronëve”, me bazament larpamës kombëtar dhe ndërkombëtar. E vërteta, akterët drejtues dhe  tërë antarësia e kësaj partie ( më parë Lëvizje-hb) del se janë atdhetarë të guximshëm, vërehet se kanë fjalor faktorizues objektiv dhe premtojnë se Republika nëse zhvillohet me diturinë dhe praktikën e tyre, do ti arrijë shumë shpejtë standardet moderne evro-amerikane. Prandaj, u dëshiroj politikë të shëndetshme dhe jo pushtet pa konkurencë dhe pa llogari para popullsisë, sepse zhgënjimi pastaj do të kalonte në rezignacion, ashtu si i ka shtri për toke partitë “institucionale”, që tani po fundosen dhe po krekosen se janë ende gjallë. Hipokrizia e atyre që krekosën nga “funksioni i pozitës” shumë shpejtë do të shkojë në mbeturina të historisë.

Nuk jam pajtuar dhe nuk pajtohem si specialsit i historisë sëpartive politike, që një parti të hudhë gas lotësjellës në ambinetet e Parlamentit. Po, mjetet tjera “të buta” (edhe pse gasi është i butë!) lejohen, por çdo gjë ka rregulla ligjore, morale , civilizuese dhe njerëzore. Lidhur me këtë, me asnjë gjykim neofashist të kujtdo qoftë nuk pajtohem. Nuk pajtohem me disa konceptualistë që këtë parti e quajnë “terroriste”, madje pa asnjë provë sepse dijnë, bje fjala të shkruajnë poezi, por nuk dijnë, ama nuk dijnë asgjë nga kriminalistika. Nuk pajtohem me asnjë qëndrim që aktivistët e kësaj partie të denohen më 22 vjetë burg,vetëm për t ua plotësuar hjeksinë disa politikanëve, të cilët qe 18 vite çdo vendim që e kanë marrë, ka qenë në dëm të realitetit objektiv të Republikës Kosovës, si në Rambuje 1999, ashtu edhe në Kumanovë dhe kanë vazhduar në Vjenë e Bruksel dhe çështja ka ardhur nga fitorja në GJND, duke u kthyer në fusnotë që është krijesë dhe sajesë ruso-serbe.

Një pjesë jo e vogël e popullit nuk pajtohet kurrën e kurrës me Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Kryetarin e Parlamentit Kadri Veselin që ish Ministrën e Drejtësisë (Zonjën e nderuar Dhurata Hoxha-sic) ta emrojnë prap Ministër të Integrime Evropiane, kur “në duar të saj”, në firmën e Ministrisë që e drejtonte, është vrarë patrioti Astrit Dehari. Nuk pajtohet opinioni, as nuk mund ta durojë moralisht, porfesionalisht edhe unë si historian hulumtues  (një llojë prokurori, advokati dhe gjykatësi) që Astrit Dehari “ka bërë vetëvrasje”, e thënë nga një prokuror pa asnjë kredibiletet profesional, sepse kur e tha nuk kishte asnjë provë kredibile të kriminalistikës. E them këtë, sepse qe 50 vite i hulumtoj dosjet e gjyqeve, sepse historia jonë është histori e gjyqeve dhe ngajrjeve të tilla meksine. Historia jonë kombëtare është shumë e dhimshme në këtë fushë. Po, ka raste kur pesë vllazër (Vllasa nga Llapi, të afërm të prijësit të Kryengritjes së LLapit Ramë Vllasa, kundër okupatorit 1918-1922, kur u burgosën) në burgun e Mariborit më 1938, “vetëvritën”, pesë ditë para se të lirohen, pas 18 vjetë burgu të rëndë. Shumë shqiptarë janë vrarë nepër burgjet jugosllave në këtë mënyrë. Po e shënoj edhe “skajin” tjetër të burgjeve ish jugosllave, kur Adem Demaçi duhej të likudiohej duke u transferuar nga Kroacia në Serbi, në burg pas 28 vjetë burgu të rëndë, më 20 shkurt 1990, pra vetëm disa javë para se të lirohej! Bacën nuk e dorëzoi Tuxhmani, le të dihet.(Lexoni Kujtimet e B. Joviqit të botuara në f. 17).

T` i kthehem rastit tragjik të Astrit Deharit. Eshtë për t` u habituar se si ende mjegullohen me vdekjen e tij të dhunshme. Prandaj, opinioni nuk pajtohet me Kryetarin e Parlamentit Kadri Veselin, si pjestar i UÇK-ës dhe drejtues i  ish SHIK-ut, që në ambinetet e Kuvendit Kosovës, deputetët e Vetvëndosjes të tërhiqen zvarrë nga policët, të cilët, nuk janë fajtor fare, sepse ata kanë marrë urdhëra të gabuara ligjërisht dhe moralisht nga lartë. Këtë urdhër që të dhunohen deputetët publikisht në ambinentet e Kuvendit ka munduar të japë vetëm ndonjë gjykatës, që nuk ka kredibilitet, por është kthyer në zbatues marionetë të kohës. Dhe duhet të dihet se çdo gabim i tillë mbetet në firmën e qeverisë, qoftë ai edhe “gjykatës” ideal!. Gjykatës të tillë “ideal”, nuk na duhen më, spepse kemi vuajtur prej tyre, dihet sa e si. Lexoni lexues të nderuar se si Faton Mehmetaj, një studiues profesional, shumë kompetent publikisht më 2 dhjetor 2017 në “Epoka e Re” shkruan se në “Parlamentin e Kosovës e kanë hudhë granatë agjenturat ruso-serbe”. E pra, mos ia ktheni pushken veti pushtetarë!

Opinioni nuk pajtohet me Ministrin e Drejtësisë të kësaj Qeverie, që të qëndrojë “neutral” që prokurorët, gjykatësit dhe gardianët të sillen si të duan duke lënë përshtypje se po i zbatojnë urdhrat e ndonjë gjykatësi të EULEX-it, që disa prej tyre po sillen në Kosovë sikuse në një koloni moderne edhe pse moto e tyre është shumë e drejtë:  “Askush mbi ligjin”. Aksiomë e mirëfilltë, pa koment.

Do të i këshilloja aktivistët e Vetëvendosjes, që t` i përgjigjen qytetarisht çdo thirrje në gjykatë. Lidhur me këtë, edhe disa policë sikur duan të dalin spektakular para opinionit. Por nëse kanë moral profesional ata do të duhej ta refuzonin atë spektakël me deputetë, që neser mund t` u bëhen urdhërdhënës, pushtetarë. Këtë nuk  e them për frikë, por për etikë shtetërore profesionale. Ativistëve të Vetëvendosjes u them publikisht se po sa kanë hy në politikë, atëherë më lehtë është për ta përthekuar Diellin me duar, se sa të dalish nga politika të pastër.  Zakonisht ata që kanë dituri thelbësore politike, më shumë mirren me teori të politikës, se sa të bëhen zabtues të saj sepse ligjet në përpikëri nuk mundet t` i zbatojë askush, pa gabime.

2.ÇESHTJA E DEMARKACINIT KOSOVE-MALI i ZI ESHTE FABRIKUAR ME QELLIM

si fati i Shqipërisë Etnike me katër ish vilajetet më 1913

Në fund, më duhet të theksojë se Vetvendosja tërë këtë histori e ka bërë duke kundërshtura demarkacionin e bërë gabimisht nga një Komision që kurrë nuk është marrë me një punë të tillë; dhe, asociacionin e bërë me 13 shkelje të Kushtetutës. Madje Vetvendosja ishte me të drejtë historikisht kundër Gjykatës Speciale, që do të mbetet në histori si tendencë për ta defaktorizuar Republikën e Kosovës, sepse pas shumë gjykimesh dhe vuajtjesh individuale dhe familiare pjestarët e UÇK-ës do të shpallen të pafajshëm. Koha do të tregojë se kush kishte të drejtë, por vuajtjet individuale dhe familare do të mbesin.

Lajmet që vijnë nga disa vende të BE si Spanja se NATO shumë “shpejtë do të largohet nga Kosova” tregon se shtetin e Kosovës më parë do ta pranojë Rusia se sa Madridi. Por nacionalizmi në Evropë po lulzon. Një lulzim i tillë këto ditë doli në shesh pas Katallonisë dhe Veriut të Italisë. Fjala është për “pavarësimin e Korzikës nga Franca”. Zingjiri i tillë nuk do të ndalet këtu edhe pse Veriu i Italisë ka synime të tilla.Këtë politikë duhet ta kuptojë edhe Kryeqeveritari Ramush Haradinaj, që ka grumbulluar ministri e zavendësministra për eksport, se Vetvendosjen duhet ta kthej në aleat mik, sepse “Demarkacionin e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës” që janë siellë si sulltanët me tokën e popullit të Kosovës, Parlamenti i Kosovës nuk do ta votojnë kurrë, nuk do t` i kanë kurrë 80, plus 1 votë pro në asnjë variantë.

a).Tregtia me tokat shqiptare është bërë kriter tragjik historik

Më 1879 në Konferencën e ambasadorëve të Gjashtë Fuqve evropiane erdhi në rend dite “dalja e Malit Zi në det”. Prpozimi ishte a t` i jipet Boka e Kotorit nën okupimin e Wjenës, apo Tivari shqiptar nën okupimin e Perandorisë Osmane. Kuptohet duhej të denoheshin shqiptarët dhe i “Smuri i Bosforit” u larguan nga Tivari. Dihet se si u okupua Ulqini më 1881. Me luftë nuk do të okupohej kurrë. Por si të luftohet kundër Anglisë, Francës dhe Stambollit, i cili e kishte shitë jo vetëm këtë lima për ta ruajtur Stambollin nga Peterburgu.Deri kurë?

Dihet se në tetor-nëntor 1912 tri vilajete shqiptare u okupuan nga Fallanga ballkanike në ushtrintë e të cilave ishin instruktorë 620 oficerë të lartë evropian. Prej vilajeteve, Kosovën (Shkupin) dhe Manastirin i okupoi Serbia, Janinën e okupoi Greqia. Ndaj Shkodrës Mali i Zi pati aspirata të forta. Shkodra shpëtoi në saje të pazarit të Vjenës, Peterburgut dhe Beogradit, sepse Serbia si shpërblim për t` u larguar Mali i Zi nga Shkodra i fitoi Gjakovën dhe Dibrën, se për ta ‘siguruar paqën në Evropë”, për të cilëm shkruan diplomacia Vieneze prap shkruan: “ Marrëveshja ndërmjet Fuqive lidhur me kufijtë (verior) të Shqipërisë u arrit pas një përpiekje diplomatike të gjatë e të vështirë. U vëndos që bregdeti dhe Shkodra t` i mbeten Shqipërisë, ndërsa Peja, Prizreni, Dibra(pas shumë bisedimsh) dhe Gjakova të lihen jashtë Shqipërisë. Kjo marrëveshje le një pjesë të madhe TERRITORI për t` u ndarë midis Serbisë e Malit Zi si fryt i fitorës së tyre. (Po a nuk arritën fitore Shqiptarët me luftë të drejtë dhe e çliruan tërë Vilajetin e Kosovës dhe Shkupin si kryeqytet? Pse nuk u pranua ky fryt. Jo sepse në Shkup më 26 gusht erdhën një rus , një austriak dhe një francez dhe u kërcnuan: “çfardo rezulati të ketë lufta juaj, ndryshin të kufijëve të Perandorisë Osamne nuk ka. E pse pati në fund të nëntorit 1912 në favor të Fallangës krishtere ballkaniko evropiane?. Arritëja e kësaj marrëveshje ishte esenciale për paqën e Evropës dhe, sipas mendimit tim, ajo u arrit në kohën e duhur për të ruajtur paqën miis Fuqive të Mëdha”. Thot bindëshem – Eduard GREI më 17 prill 1913, Londër, Ministër i Punëve të Jashtëme të Britanisë. Deri kurë këso pazaresh me tokat tona?

I njejti, Eduard GREI më 12 gusht 1913 në Londër deklaroi: “ Vështërsia për të arritur në një marrëveshje me kufij të veçantë (të Shqipërisë) ka qenë shumë e madhe.Seicili do të kujtojë se sa të vështirë dhe sa kritike kanë qenë në ndonjë rast çështjet që kanë dalë për caktimin e kufijve verior e verilindor të Shqipërisë. Ato gjetën zgjidhje disa kohë më parë. Tani (1913) ne kemi arritur në një marrëveshje për caktimin, me disa kushte, të kufijve jugor e kuglindor të Shqipërisë, gjë do të plotësojë caktimin e gjithë kufijve të këtij shteti. Unë e di fare mirë se kur gjithçka do të bëhet e njohur, kjo zgjidhje në shumë pika do të japi shkas për kritika të forta nga kushdo që e njeh vendin dhe që gjykon çështjen nga një pikpamje e ngushtë lokale. Duhet të mos harrohet se gjatë përpiekjeve për të gjetur një zgjidhje të tillë qëllimi kryesor ka qenë që të ruhet marrëveshja midis Fuqive të Mëdha dhe, në qoftë se vendimi mbi Shqipërinë e ka siguruar këtë, atëherë ai e ka bërë punën më të rëndësishme në dobi të PAQES në Evropë”. (Për këtë shiqo: J Sicire, The Rise of a Kingdom, London 1929, p.151/2).Deri kurë do të n shiten trojet tona? Çka ndodhi më 1914-1918. Ndodhi kaspahanja më e madhe në histori. Ja çfar paqe qenka siguruar duke i shitë (okupuar tri vilajete shqiptare dhe duke kërcnuar Shkodrën, të cilën provoi ta shes Esad Pasha. E posedoi fotografinë sekrete, duke ia dhuruar Esadi, qelsat e Shkodrës oficerit serbo-malazez). Tani shtrohet pyetja kush qëndron pas zbritjes së kufitarëve malazezë më 12 janar 2009 për 6 kilomatra në brendi të Rugovës. E Enciklopedia e Arsimit e Jugosllavisë thot: “Klisyra e Rugovës shtrihet prej Pejës e deri në Çakor..).

Për çështjen shqiptare më 1919 në Konferencën e Versajit do të thuhet nga një malazezë : Në konferencat e paqës  pas Luftës Parë Botërore, nuk është bërë tregti si me asnjë vend tjetër sikure është rasti me popullin shqiptar. Oficerët serbianë i kishin të njohura metodat e viteve 1877/8, dhe më 1918 provonin t` ua kalojnë atyre barbarive”. Evropa në Versaj heshti”. Deri kurë?

b).Çka ndodhi më 1926 rreth kufirit Shqipëri-Jugosllavi?

Protokolli për kufirin Shipëri-Jugosllavi u nënshkrua në Firencë më 26 korrik 1926. Këtij protokolli iu bshkangjitë njohtimi për ndërtimin e gurëve kufitar; iu bashkangjit – Harta përshkruese të gurëve kufitar dhe vijës kufitare; Përshkrimi i përgjithëshëm i vijës kufitare; Harata e kufirit Shqipëri-Jugosllavi në proporcion  1 me 5000; Harta e përmbledhëse e Shqipërisë në proporcion 1 me 500 000, në mënyrë që të dihet se deri ku janë kufijtë e shtetit në Pazar-Shqipërisë”. Deri kur? Dosjes iu bashkangjitën- Protokolli për HAXHILLEK të shqiptarëve në Shën Naum (ia fali Zogolli edhe pse e fitoi gjyqin, Pashiqit!!!): Protokolli për tregti në Regjionin e Gjakovës (Malësia me qytetin). Deri kurë ky tretman?; Deklarata e dy delegacioneve (shqiptare dhe jugosllave) për Komisionin ndërkombëtar për kufijët e pranuar. Këto të mira ua solli Zogolli shqiptarëve. Këto dokumente ndërshtetërore nuk janë praktikuar me rastin e nënshkrimit të “vijës kufitare Republika e Kosovës me Republikën e Malit Zi më 2015.

c).Edhe nazifashistët në çështjen e tokave shqiptare i kopjuan parafashistët e çdo lloji

Më 1941-1944 Herman Nojbaher, do të projektojë shpërngulje të shqiptarëve nga Qarku i Mitrovicës për ta ruajtur Trepçën: “Popullsia e Qarkut Mitrovicës (Podujevë, Vushtrii, Mitrovicë dhe Pazari i Ri) duhet shqiptarët t` i shpërngulë në Zonën Italiane, sepse vetëm atëherë do të pushojë ambicja për të iu bashkuar shqiptarët Shqipërisë nën Musolinin.  Mëtutje çështja  e Trepçës nuk do të jetë kontestuese për neve (gjermanët), sepse me M. Nediqin jemi në dakordansë të plotë” (Shiqo: AVIIB, Mirofilm- PRAG 1941/44). Deri kurë me pazare të tilla?

d).Edhe komunistët jugosllavë nuk donin të mbesin duarthatë

Më 1944/5 dihen makinacionet titiste për ta okupuar Kosovën. Së pari Tito e degradoi Shtabin Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës në Shtab Operativ më 2 shtator 1944, nën vartësinë e Shtabit Kryesor të Serbisë. Pas këtij atentai ushtark vinte në radhë atentati politik (31 mars 1945) e në fund ai institucional që ndodhi në Przren më 10 korrik `1945 në rrethim të plotë të OZN-ës famëkeqe.

Në vijim pa asnjë fakt Tito për hatër të serbianëve vëndosi Diktaturë ushtrake më 8 shkurt 1945 në Kosovë, nën komandën e një gjenerali urrejtës serb (Sava Derleviq) duke vëndosë edhe Gjykatë ushtarake në krye me Milivoje Peroviqin, për t` iu kërcnuar Fadil Hoxhës dhe Miladin Popoviqit më 19 shkurt 1945, të cilët shkuan në Beograd për ankesë ndaj mizorive që bënin serbianët, malazezët dhe maqedonët ndaj shqiptarëve. Muarën kërcnim nga M. Gjillasi se: “Kosovën duhet ta ndajnë Serbia dhe Mali i Zi”. Deri kurë të vihet çdo luftë shqiptare në fatin e fqinjëve grabitqarë vrasës?

e).R.Hollbruk dhe R. Kuk kërcnoheshin si në orkestër 1998/9

Më 1998/9 Riçard Hollbruk kërcnohej para Bac Adem Demaçit: “ UÇK është në indeksin shtetëror si Organizatë terroriste”. Baca, JO, UÇK është çlirimtare. Ajo bënë luftë të drejtë dhe me përpikëri u përmbehet Konventave të Gjenevës 1948/9. Ja ku janë në origjinal.  Zonat tona të luftës u përmbahen këtyre Konventave në përpikëri”. Shumë ndryshe silleshin disa politikanë shqiptarë pacifist, në krye me “kryepolitikanin” për UÇK-ën. Realiteti nuk mund të shlyhet. Qëndrimet kanë mbetë. Tjtër çështje është sot kompromisi i cili është mirë që pajtimi të ndodhë. Po kush i shëron palgët e JASHARAJVE…që simbolizojnë të gjitha vujatjet e Kosovës.

Tani çka na porositin disa miqë për demarkacionin, madje edhe udhëheqësit e Shqipërisë: Kryetrai i Qeverisë dhe Kryetari i Parlamentit, të cilët e me Greqinë, harruan se çështjen e tyre, e bartën në Kushtetuese, e cila i nxorri nga kneta politike e tragjedive të shumta të kombit tonë.Ndaleni turrin politikanë. Çka na porostin disa shtete mike kur vet me qinda vite kanë bërë konteste me fqinjët. Nuk është e vërtetë se VIZAT nuk kanë ardhur për Kosovën, për shkak të kushteve që janë vënë edhe me inateve të brendëshme, por ato VIZA “fantome” nuk do t` i kemi për deri sa PESE shtete të BE-së nuk na pranojnë. Vetoja  e tyre është e sigurtë. Pse po e rrejmë popullin, pse po i fyejmë profesionalistët me shprehje: “pallavra”, “gjëpura”, e gjetje tjera nga arsenali i pozitës dhe injorancës e besa edhe e tradhtisë brendëshme.Ata të jashtmin konceptet i formojnë nga sielljet tona. E nga politikanët tanë është bërë KERKESE që si kusht të qitet demarkacioni. Kjo duhet të thuhet publikisht, se kush janë ata. Mogerini këtë e thot në ndeja private!!!

Po, para njëqindë viteve një familje sherbëtore iu kishte pas smurë fëmija. Aty shkon zotëria dhe i kërcnohet të zojës dhe zotit shpisë shrbëtor: “Pse nuk keni punuar sot në arën time. Nëna e fëmisë i përgjigjet me butësi: e kam fëmiun të smurë rëndë. Por nuk po frigohem që do të vdes me siguri, por ma shumë po frigohem se mos po jetë gjallë e po merr ves”!.

E pua e faljes së trojeve shqiptare, JO që nuk po vdes (ndalet), por ka marrë ves tragjik-nuk po ndalet. Esat pashallarët e rinjë, si duket nuk i frigohen as vdekjes e as vesit, as tradhtisë, siç thuhet në Kushtetutë!

Më 6 XII 2017

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: MBAJTJA E AKADEMISË PËR GAZETËN E LËVIZJES -ZËRI I KOSOVËS

U konstatua në këtë Akademi se dy numrat e parë të kësaj gazete janë dalë …