Prof Dr Hakif Bajrami: Veprimtaria e Milovan Gjillasit kundër shqiptarëve (1928-1958)

Kush ma imponoi idenë që  të merrem me veprimtarinë antishqiptare të Millovan Gjillasit

Tri herë jam takuar me Vllada Dapçeniqin, pasi që isha konfrontuar dy herë me S. V. Tempon. Biseda kryesisht zhvillohej rreth çështjes shqiptare, si e çështje e pazgjidhur në Ballkan. Vllada e adhuronte Enver Hoxhën. Ai konsideronte  se vetëm përmes “marksizëm-leninizmit” do të zgjidhet çështja shqiptare. Lidhur me këtë mendim të mësuesit të tij (Enver Hoxhës) i thoja se e respektoj mendimin tënd dhe mësuesin që e adhuron, po, unë më shumë e dua Shqipërinë. Marksizëm –leninizmi është ideologji kalimtare historike. Madje unë, e kam një mësues më largëpamës që më shumë e don Shqipërinë Etnike se sa vetvetën, se për “m-l” as që don të ndiej e AI është ADEM DEMAÇI. Kur ia thash këtë heren e tretë- heshti. Vllada e vuri gishtin mbi vetulla dhe si malazez i vërtetë më tha: “Vrasësi i shqiptarëve në mesin e shekullit XX është Gjillasi…” E kasha lexuar librin etij (M. Gjillas, Toka pa drejtësi-Zemlja bez pravde” botuar anglisht në Nju Jor 1958),  të përkthyer në D. SIP. B. në serbishte, pjesën për shqiptarë dhe u pajtova plotësisht). Ja, në vijim po e japim një analyze të shkurtër nga një dorëshkrim Ii gjatë për Gjillasin dhe të parët e tij.

Familja e këtij personaliteti kontravers kishte qëllime shfarosëse ndaj shqiptarëve

Babgjyshi i Millovan Gjillasit ishte organizator i kolonizimit të Toplicës me malazez gjatë viteve 1879-1896. Në dokumentet që ruhen në Arkivin e Serbisë janë të ruajtuara dokumentet që flasin për uzurpimin e tokave shqiptare sidomos në trevën e Toplicës. Atëbotë siq kemi shkruar edhe më pare në intervale ishte bërë propogandë nga shteti dhe Kisha serbe  që Toplica më asnjë kusht mos të lejohet të mbetet e shqiptarëve. Kështu, me që Serbisë i mungonte popullsia, ajo trevë, den baba den e shqiptarëve do të shfaroset për dy vite (1877-1878) dhe aty nuk do të lejohet që asnjç shqiptarë të ktheht në tokën e vet. Në një prononcim lidhur me tendencat e shqiptarëve që të kthehen andej pari, ambasadori francez do t` u drejtohet organeve serbe: “ I vrani shqiptarët kudo që t’i  gjeni. I ndiqni përtej kufirit. Ne duam që ajo trevë të frymojë me popullsi të re” dhe ashtu u bë. Bagjyshi i Millovan Gjillasit për kontributin e tij kriminal, antishqiptar do të dekorohet nga Millan Obrenoviqi në vitin  1892.

Edhe baba i Millovan Gjillasit,  në vitet 1912-1916 nuk mbetet larg krimeve të bababit të tij. Ai do të vihet në krye të një bataloni në Rrafshin e Dukagjinit pasi që e kishte djeegë deri në themel çdo shtëpi në Plavë e Gusi. Në Dukagjin ai do ta uzurpojë një prone të madhe në fillim prej 40 hektarësh, pronarët e të cilave do t` i shfarosë pa asnjë faj. Ajo prone më vonë do t`i reduktohet për nevoja të dy familjeve tjera koloniste. Ky njeri do të merrë pjesë edhe në ndrrimin e fesë (konvertim) me detyrim sidomos në trevën e Rrafshit të Dukagjinit. Janë të njohura krimet që janë bërë gjatë asaj fushate që kishte për qëllim shfarosjen e popullsisë shqiptare. Si kriminel ordienr që ishte shqiptarët që ua kishte grabitë pronat do të organizohen dhe do ta privojnë nga jeta. (Shiko: AVII. B. P. 3 dhe 4 1013-1914- Elaboratet për konvertim; 11 elaborate të priftërinjëve ortodoks serb dhe malazez, ku ndihmonte edhe Kisha Ortodokse Ruse dhe Vaselena e Stambollit).

***

Kominterni dhe PKJ si filial e saj në vitet  1919-1935 vepronin me të gjitha mjetet politike për shkatrrimin e Jugosllavisë si burg i poujve.Për këtë qëndim flasin dokumentet e kongreseve dhe plenumeve të PKJ që nga viti 1923 e tutje.

Më 1931-1935 themelohet me rrezolutë të PKJ-ës Organizata e Kosovës dhe Rafshit të Dukagjinit me seli në Pejë. Kjo organizatë do të shquhet me luftën ilegale kundër pushtetit gjakatar të Kral Aleksandrit, duke I marrë në mbrojtje në rend të pare shqiptarët si popull I robëruar. Sipas kësaj organizate mësuesi në viset shqiptare kishte për detyrë për t` I fyer shqiptarët në baza nacionale si njerëz me aftësi të “kufizuara intelektuale në rafshin e përgjithëshem kombëtar.” Lidhur me këtë në Plenumin E PKJ-ës në Split do të ndrrohet rrënjësisht stratetgjia dhe doktrina politike lidhur me çështjen nacionale. Partitë e majta jo vetëm në Jugosllavi, por në të gjithë Ballkanin do të rreshtohen drejtë kundër fashizmit. Në këtë rreshtim PKJ do të ndyshoi kursin politik për Jugosllavin. Në vend që të propogandoi shkatrrimin duke zgjidhur çështjen nacionale, ajo tash e tutje do të propogandoi RUAJTJEN e Jugosllavisë, por me kusht që Brenda saj të krijohen partite komuniste nacionale të cilat do të ishin të lidhurra me PKJ-ën si antare e Kominternit. Mbi këto baza e në funksion të zgjidhjes së çështjes nacionale shqiptare në Jugosllavi do të themelohet Komiteti Krahinor I PKJ-ës për KOosovë e Rrafash të Dukagjinit me në krye Miladin Popoviqin. Kjo oranizatë deri më 1939 do të mbetet organizativisht e lidhur për PKJ për Mal të ZI , Bokë, Sanxhak dhe Kosovë e Rafsh të Duklagjinit.

Më 1939 në Konferencën edytë të PKJ për Kosovë e Rr. Të Dukagjinit do të kërkohet nga KQ PKJ që Kosova të lidhet drejtpërdrejtë me KQ PKJ, fakt ky që u pranua në Konferencën e PEST{ të PKJ-ës në tetor të vitit 1940 në Zagreb. Në këtë conference Bora Vukmiroviqi do të zgjidhte antar I Komitetit Qendror të PKJ, fakt ky që e rendiste Kosovën me krahinat tjera të Jugosllavisë.

SI U KËRKU NGA MOSHA PIADE Të ZGJIDHET çëSHTJA NACIONALE SHQIPTARE Në Konferencën e V-të të PKJ  në ZAGREB më 1940

Milovan Gjilasi përpilon referat tjetër në Konferencën e V-të të PKJ-ës më 1940

Referatin për çështjen nacionale në Konferencën e Pestë të PKJ-ës e kishte përgaatitur Mosha Piade. Lidhur me Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi Mosha Piade shkrunate: “ Rregullimi I lëvizjës nacionale mund të arrihet me formimin e Republikës punëtore-fshatare në Kosovë përmes rrugës së rrximit rrevolucionar të pushtetit serbomadh fashisto-imperialist. Ajo zgjidhje për Shqiptarë do të thot të arrihet në masën e plotë deri prona tokësore e siguraur,në mënyrë që të çlirohen nga shtypja nacionale dhe të krijohen kushtet për zhvillim të plotë nacional, kulturor. Si duket punëtorët dhe fshtarësia serbe është e pelqimit që ta pranoi atë çëndrim” (Arkivi I PKJ-ës ,nr 14-12, 1940, Tezat për çështjen nacionale në Kosovë nga Konferenca e V e PKJ-ës.: Dushan Llukaq, Radniçki pokret u Jugosllaviji I nacionbalno pitanje 1918-1941, Beograd 1972, 367/8) Me këtë konstatim vihej në praltikën politike kërkesa e Kosta Novakoviqit për zgjidhjen e çështjes nacionale që e kishte theksuar më 12 maj 1923. Lidhur me këto qëndrime largpamëse të Kosta Novakoviqit dhe Mosha Piadës në Zagreb më 1940 , në Konferncën e V-të do të ngritet Millovan Gjillasi duke theksuar se çështja nacionale në Kosovë nuk ekziston si e tillë. Mu për këtë Gjillasi do të instojë që pushteti ta mbaj qëndrimin për “DENIMIN KOLEKTIV dhe FISNOR  në Kosovë, nëse ndonjë gabim e bën seicili individ I familjes ose fisit”. Ky lloj denimi dhe kjo formë e përgjegjësisë nuk praktikohej në asnjë koloni në rruzullin toksor. Fashiszmi pra ka qenë I ngjizur edhe në ideologjin totalitare komuniste të tipit Millovan Gjillas.

Si u ngrit Millovan Gjillasi kundër atyre që nuk donin të përmedët fjala Jugosllavi

 në aktivitet për ta përfshi popullin në luftën antifashiste më 1941?

Në Kosovë lufta e prillit 1941 nuk është objektivizuar shkencorisht kurrë sepse mbretronte oprtunizmi politik. Ky oportunizëm shoqërohej me kërkesën ordinere se për t` u ngritur në luftë u deshiruaka të organizoi PKJ. Shqiptarët as që deshironin të ndienjë fjalën PKJ- Jugosllavi sepse në te I kishin përjetuar të gjitha padrejtësitë e kësaj bote, kisshin përjetuar gjenocid kombëtar prandaj nuk donin të luftojnë as duke I mësuar ato parullat komuniste se do të kenë liri dhe barazi. E vërteta shqiptarët nuk e priten nacizmin me lule sikur e kishin zakon të shprehen e të shkruajnë koministët serbo-malazez. Shqiptarët posa u vra Nurë Shatri pa asnjë faj , vetëm me të shtime të gjermanëve në Merdar në prill 1941 praktikisht ishin shumë indifferent ndaj simpative të okupatorit të rinjë. Jo vetëm kaq, më 24 prill 1941 poltika dinake serbe do t` ivejë shqiptarët e pjesë lindore të Kosovës (Prapashticë, Nishefc, Keqekollë) në një sprovë. Duke u falë në xhami, afër saj me automatic do të gjuaj në ajr njëfar Radovan çetniku dhe shqiptarët duke mednuar se janë të sulmuar nga serbët si random do të vërsulen mbi ata që I gjetën përballë. Ata ishin një tog gjerman që u prinet po ai Radovani dhe do të likuidohen gati në tërësi. Do të likuidohet edhe një officer I lartë dhe 18 ushtarë gjerman. Tash nacistët gjerman do të ndërmarrin sulm spastrimi të terenit prapa të drejtuar nga  Radovan çetniku me ç` rast do të ssulmohen nga toka dhe ajri nga forcat e rregullta naciste Prapashtica, Keqekolla dhe Nishefci. Popullsia do të grumbullohet dhe do të drejtohet kah Vranja dhe Nishi. Atje një pjesë e kësaj popullsie do të qendroi nja katër muej deri sa do të intervenoi kryesia e Nënprefekturës së Llapit. E pra shqiptarët nuk e priten okupatorin me lule por me rrezistencë.

Në anën tjetër është një plejadë të rinjësh rrevolucionar si: Meto Bajraktari, Zenel Hajdini, Zenel Salihu, Emin Duraku, Mustafë Bakia , Esat Mekulli, Rifat Burgjeviqi etj që do të kërkojnë hapur që shqiptarët mos të luftojnë për Jugosllavi. Këtë kërkesë komunistër serbo-malazez do ta mbajnë si kvisko antishqiptare deri më 1989 në çdo kuvend . Por kërkesë të tillë më 1941 kishin shtruar edhe sllovenët (E. Kardeli). Atje në Slloveni kjo kërkesë arsyetohej ndërsa në Kosovë mbetej si akuzë KUJDESTARE se shqiptarët e paskan pritur okupatorin gjermano-italian si çlironjës. Faktet në anën tjetër e deshmojnë të kundërtën. E vërteta edhe rrevolucionarët slloven kishin kërkuar më 1942 që fjala Jugosllavi mos të përmendet në traktet e PKJ-ës. Për këtë çështje strategjike dhe principiele Edvard Kardeli dhe Millovan Gjillasi do të polemizojnë në Plenumin e KQ PKJ-ës më 1 prill 1945 në Beograd. Atë duel verab ku ishte edhe Tito etj. Do ta përshkruajmë më vonë, gjithnjë sipas shënimit zyrtar të E Kardelit (Bevc) për Gjillasin që e kishte pseudonimin “ Gjido”.

Më 1941 rrevolucionarët shqiptarë do të organizohen sidomos më 28 nëntor, në ditën e Flamurit dhe aty në çdo kuvend në prefektuart e Kosovës do të kërkohet që okupatorët të nxiren jashtme fuqin e armëve. Në këtë aspect më 20 tetor 1942 do të formohet SHTABI I Përkohëshem KRyesor I Aradhave Partizane të Kosovës me në krye Fadil Hoxhën. Ky shtab më 15 prill 1943 do të shndërrohet në Shtab Kryesor të Aeradhave Partizane Ncionalçlirimtare të Kosovë. Do të organizohen edhe dy shtabe operative: Shtabi Operativ për Kosovë me komandant Millan Zeqarin dhe Shtabi Operativ për Rrafsh të Dulkagjinit me komandant Veli Nimanin. Ky nuk do ta pranoi detyrën prandaj rrolin e shtabit për Dukagjindo ta drejtoi Shtabi I Aradhës Bajram Curri.  Kështu në Kosovë më 1943 do të ndihet një lëvizje antifashiste shumë mire e organizuar sepse ishin themluar edhe disa këshilla ilegale që drejtoheshin nga përfaqsuesit e popullit e që nuk kishin asnjë ngjyrë ideologjike. Mbi këto baza do të organizohet dhe themelohet Këshilli Nacionalçlirimtar për tërë Kosovën.

Më 3-5 nëntor 1943 në Shar do të mbahet Këshillimi I Komitetit Krahinor të PKJ-ës për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit. Në këtë këshillim do të themlohet Komiteti Krahinor I PKJ-ës për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit. Do të themelohet Komiteti Rregjional I PKJ-ës për Rrafshin e Dukagjinit me sekretar Ismet Shaqirin dhe Komiteti Rregjional për Kosovë me sekretar Ali Shukrinë. Sekretar I Komitetit Krahinor për tërë Kosovën do të zgjidhet Pavle Joviqeviqi Kështu Kosova do të avansohet në Krahinë ashtu si ishin krahina viset tjera komapkte nacionale si Serbia, Mali I ZI, Maqedonia, Krocia, Sllovenia dhe Bosna e Hercegovina. Do të zavendsohet fjala Metohi me fjalën Rrafsh I Dukagjinit, do të propozohet që të mbahet Këshilli Nacionalçlirmitar në Bujan.Do të theksohet se populli shqiptar pas luftës do të deklarohet se a dëshiron t` I takoi Shqipërisë apo Jugosllavisë. Për fat këtë propozim e kishte bërë public Millosh Giliqi dhe Pavle Joviqeviqi duke u ftuar në Konferencën e V-të të PKJ ku thuhet se Kosova duhet të avnasohet nëse mbetet me Jugosllavinë Republikë, ashtu si republikat tjera punëtore-fshtare socialiste.

Mbledhja e Bujanit dhe reagimi i Millovan Gjillasit kundër ardhmërisë Republikane  të Kosovës

Të gjitha vendimet e Konferencës së Bujanit janë të marrura nga Rrezoluta e Komitetit Krahinor të PKJ për Kosovë dhe Dukagjin. Ajo mbledhej është mabjtur në Sharr në një shtëpi të serbit. Iniciator për avansimin e Kosovës nga rregjioni në Krahinë sikurse kranihat tjera ishin Millosh Giliqi, Boshko Qakiqi, Fadil Hoxha dhe Pavle Joviqeviqi. Këshillimi është mbajtur më 3-5 nëntor 1943 dhe quhet Këshilli I Sharit. (Shiko gjërësisht: Akademik Ali HADRI, Këshillimet e Komitetit Krahinor 1941-1944 në revistën “KOSOVA”.

Mbledhja e Bujanit u mbajtë pas një organizimi të shkelqyershëm më 31 XII 1943 dhe 1-2 I 1944 në Malësinë e Gjakovës (Bujan) ku gjithëmonë shqiptarët kishin lidhë besa të palëkundëshme dhe të rendësishme për fatin e kombit. Oranizimi I Kuvendit të Bujanit për Kosovë u zhvillua duke bërë agjitacion antifashit nga Fadil Hoxha dhe Boshko Qakiqi. Ndërsa në Rrafshin e Dukagjinit agjitacionin dhe zgjedhjen e delegateëve e kishin bërë Ismet Shaqiri dhe Xhavit Nimani po edhe Hajdar Beg Dushi, Xhevdet Doda e shumë të tjerë.

Konferenca e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit ishte një KUVEND e themeluar në gjendje lufte, prnadaj çdo kritikë konstruktive drejtuar këtij kuvendi historic është e arsyeshme shkencorisht, si çdo ngjarje tjetër. E vërteta, të dokuemtet e kësaj Konfernece janë botuar në librin H. Bajrami, KOSOVA prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997. Rrezoluta e dalur nga ky kuvend thekson dhe obligon gjenratat, ërandaj është akt historic me rendësi të përjetëshgme. Në te ndër të tjera thuhet: “ Kosova e Rrafshi I Dukagjinit është një krahinë  e banuar me shumicë nga populli shqiptar, I cili, si gjitgmonë ashtu edhe sot , deshiron të bashkohet  ,e Shqipërinë. Prandaj e ndiejmë për detyrë t` I tregojmë rrugën e drejtë që duhet të ndjekë populli shqiptar për t` I rrealizuar aspiratat e veta …..” Dokumentet e Konferncës I nënshkriuajnë dhe I ptaanojnë të gjithë (61) të zgjedhurit delegate. Kjo konferncë në apaspektin legal dhe legjitim ishte juridikishtë dh endërkombëtarisht më e pregaditura në tërë hapsirën antifashiste ballkanike. Mu për këtë arsye se shqiptarët dhe serbët (6 ishin në conference)e pranojnë realitetin në KQ PKJ-ës do të reagohet me një ashpërsi cinike dhe neokoloniale. Ragimi do të vjen nga kush tjetër pos nga Millovan Gjillasi që ishte një shqiptarofob I përbetuar. Millovan Gjilasi do ta autorizoi Svetozar Vukamanoviq Tempon që të devijoi çdo gjë positive antifashiste në tokat shqiptare. Millovan Gjillasi do të përkujdeset që nga viti 1941 që në Shqipëri të qendrojnë dy “delegate” të PKJ të cilët nuk kishin as dieni e as aftësi intelektuale të maten me antifashistët shqiptar. Mendo tash një Dushan Mugosh (fshatar anlfabet) të dirigjoi me Sejfullah Maleshovën ose Koço Tashkon. Po Dushani dhe Milladini në Shqipëri do të gjejnë bashkmendimtar si Koçi Xoxën që ishte një zejtar dhe dëgjonte të dy malazezët sikur të ishin të shenjët. Po mos të harrojmë se në këtë rrafsh ka faje edhe Enver Hoxha I cili ishte shumë I interesuar për pozitë dhe autoritet apsolut.

Fajet e Gjillasit dhe të Tempos kundër shqiptarëve

Dihet se S. V. Tempo shkoi nga Kosova në Shqipëri, si instructor politik për “organizimin e meëtejmë të Luftës antifashsite. Por , faktet tregojnë se Tempo me urdhër të Gjillasit nuk shkoi të ndihmoi, por të DEZORIENTOI Luftën e drejtë që bënte populli shqiptar kundër nazifashismit. Janë të shumta propozimet kontradiktore të Tempos. Në një moment jep direktive të punohet kështu. Pas një jave ndryshon qëndrim dhe e ven në binar “relative” tërë luftën, fakt ky që nuk pati sukses, sepse u diskreditua dhe u largua me turp nga Shqipëria. Tempo sipas urdhërave të Gjillasit e kritikoi ashpër Konferncën e pezës, Marrëveshjen e Mukjës, krijimin e Këshillave, mënyrën e luftës antifashiste. Shkurt vërehej pa asnjë dilemë se ku e ka qëllimin- SABOTIM-SABOTIM për të pasë pastaj “fakte” të akuzohet tërë Lufta e Drejtë. Qka është më së keqi, Tempo nuk lejoi asnjë bashkpunim me kundërshtarët politik në Shqipëri, dhe, këtu është faji ensencial I drejtuesëve të PKSH. Nuk është dashur të dëgjohet askush nga jashtë. (Shiko: A KQ PKJ. Biseda Ramadan Qitaku me Gjillasin në Vis .K. 14. Dosja “Koçi Xoxe” dhe çështja e bashkpunimit PKJ-PKSH; H. Bajrami, Si e tradhtoi PKJ PKSH 1941-1945, Prishtinë 1997), ,e që rast PKSH tradhtinë e kuptoi kur u bë vonë.

Duke i komentuar “Dokumentet e Këshillimit të Komitetit Krahinor të PKJ-ës për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit por edhe të Konferencës së BUJANIT Millovan Gjillasi në emër të KQ PKJ-ës do të urdhëroi ndër të tjera: “Nuk është dashur të formoni Komitet Krahinor për arsye se treva juaj nukështë dnonjë krahinë e posaqme KOMPAKTE…Nuk pranohet termi Dukagjin por duhet t` I kthehni termit Metohi…rreth çështjes së kufijëve tani nuk është koha të bisedohet…Ky Këshill mund të jetç vetëm iniciativ… e nuk mund t` I jepet karakteri I pushtetit për arsye se ju nuk keni territory të lirë. Nuk është koha që të ndahen kufijtë e Shqipërisë dhe të Jugosllavisë.Shqiptarët mund ta përdorin flamurin shqiptar por me yllin pesëcepësh. Nuk ka Shtab Ballkanik. Masave shqiptare duhet të u thuhet se duhet të luftojnë kundër okupatorit gjerman e jo të mirren me çështje që nuk janë në rend të ditës. Duhet të themloni NJëSI të armatosura”. Ë gjitha këto vrejtje udhëheqësia e Kosovës, ajo politike dhe ajo e Këshillin Nacionalçlirimtar I dalur nga Koferenca e Bujanit do t` I aprovojnë më 18 VI 1944 në një mënyrë miope dhe pa asnjë analyze kritike. Madje pranimi do të shkoi deri atje sa që do të thuhet hapur se çdo “ shkresë që vjenë nga KQ PKJ është e shenjët dhe e pranuar pa hezitim”. Me këtë politikë drejtuesit e LNç në Kosovë historikisht u TRADHTUAN ose TRADHTUAN me vetëdie sepse e pelqenin pozitën dhe nënshtrimin. Me këtë politikë Millovan Gjillasi do të vërsulet edhe më tutje kundër tërësisë Kosovës, krejt me qëllim për ta ndarë në mes Malit Zi, Serbisë dhe Maqedonisë dhe kështu çështja shqiptare me u mbyllë ashtu si u mbyllë çështja e Sanxhakut.

Me propozimin e Gjillasit AMNESTUAN Çetnikët për t` u vëndos diktatura ushtarke në Kosovë

Millovan Gjillasi sipas dokumenteve zyrtare të KQ PKJ (1945. K. 12) ishte iniciator I rehabilitimit të çetnikëve nga ana e Kryesisë Përkohëshme të AVNOJ-it. Në vendimin e 21 nëntorit 1944 në nenin një tekstualisht thuhet: “Bëhet amnestimi I përgjithshëm I të gjithë personave që kanë marrë pjesë ose I kanë ndihmuar njësitet çetnike të Drazha Mihajloviqit ose kanë marrë pjesë në njësitë kroate ose sllovene.”. Ligji mbi amnsetinë është botuar I plotë në librin DR. H. Bajrami, Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997, f. 216-7. Ligji I ka gjashtë nene dhe kishte hy në fuqi menjëherë. Shtrohet tash pyetja pse Millovan Gjillasi ishte iniciator. Fjala është te fakti se shumë ish antifashistë në Mal Të Zi më 1942/3 iu bashkangjiten njësiteve çetnike dhe filluan të luftojnë me të gjitha mjetet për interesa të nacizmit. Edhe më çart me çfar morali të gjithë udhëheqësit në Kosovë më 1944-1945 Millovan Gjillasi si kadrovik do t` I propozoi nga Mali I Zi . Ata ishin diku nja 86 drejtues. Shumica prej tyre më 1942 kishin qenë në njësitet ]etnike siq ishte rasti me Sapsoje Gjakoviqin. Këtij krimineli ia kam thenë në Simpozium më 15 maj 1985 në fytyrë të gjitha krimet që I kishte bërë në Kosovë dhe jo vetëm këtu. Jo vetëm kaq, Millovan Gjillasi dhe Spasoje Gjakoviqi me Dushan Mugoshën janë vrasësit e drejtëpërdrejtë të Milladin Popoviqit në Prishtinë më 13 mars 1945, nja 23 ditë pasi që Miladini ishte konfrontuar në Beograd (19 II 1945) rreth ndarjes së Kosovës siq ishte nda Sanxhaku.

Millovan Gjillasi më 26 dhjetor 1944 së bashku me Pavle Joviqeviqin dhe Pera Brajeviqin do të shkruajnë kërkesë për ta vënë diktaturn ushtarske në Kosovë. Në këtë fenomen të quejtur Gjillas shtrohet një pyetje indikative. Pse Tito për çdo gjë e ndëgjonet Gjilasin. E ndigjonte për t` i topitë kërkesat serbe në sektoret shtetrore. Millovan Gjillasi dhe Tempo së bashku me A. Rankoviqin do t` I propozojnë Titos këta emra për ta drejtuar pushtetin ushtark në Kosovë pas 8 shkurit 1945. Ata ishin: Komandant I Shtabit ushtarak emrohet malazezi Kolonel Sava Derleviq, komesar politiknënkoloneli Xhuro Medenica , Komandant I Rregjionit ushtarak të Kosovës emrohet Nikolla Bozhoviq- të gjithë malazez dhe të njohur për të kaluar të dyshimt çetnike. E pra vetëm Millovan Gjilasi ua mbulonte krimet që kishin bërë ata sidomos ndaj Boshnjakëve në Sanxhak. E vërteta fajet kriminale që I bënte Tito me këtë politikë sadiste ndaj shqiptarëve , historia e njerëzimit nuk do t` I falë kurrë.

Me propozimin e Gjillasit dhe Bllazho Jovanoviqit do të dërgohen si “instructor” në Shqipëri: Dushan Mugosha, Velimir Stojniqi, Mijaz Dizdareviqi, Pera Zllatiqi- të gjithë armiqësisht të orientuar sipas dokumenteve që ata vet I kanë përëiluar ndaj Luftës çlirimtare shqiptare dhe ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Në bazë të dy analizave që I ka bërë Tito në prill të vitit 1945 në Beograd lidhur me Shqipërinë ( Tito, O Albaniji, strogo pov 1945) del sheshazi si Tito ishte një pansllavist që ushtronte një zejatari të padukshme masone ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Tito së bashku me Millovan Gjillasin në prill 1945 do të përpilojnë një elaborate që Shën Gjini të shndërrohet në lima jugosllav. Për këtë ide që pastaj e plasoi në Tiranë Bllazho Jovanoviqi do të reagoi Enver Hoxha edhe me shkrim (Enver Hoxha, Letra e majit 1945, secret ushtark/45-02.në AVIIB).

 Edhe më keq, Sekretar të Partisë Komuniste për Kosovë pas vrasjes mizore të Miladinit e emroi një fshtar të quejtur Gjoka Pajkoviq. Hej, lexues I nderuar si është e mundur që Haki Taha të vritet më 13 mars 1945 në ora 9. Ndërsa Milladin Popoviqi ( që nuk ishte pa mekate politike!)të vrittet në ora 11 në të njetën ditë. Tash shtrohet pyetja banale: Si është e mundur që njeriu I vdekur në ora 9 ta “vras at’ t’ gjallin në ora 11?!!!.

Baba i Millovan Gjillasit e ka vrarë Isa BOLETININ më 1916 në Podgoricë

Ky njeri i quajtur Millovan Gjillas do të kurdisë metej perms agjentëve të tij se kinse Isa Boletinin e kishin “pre në besë diplomatët francez në Shkodër më 1916”. Në fakt Baba I Millovan Gjillasit që është vrasës I Isa BOLETINIT më 1916 do të nxitët prej diplomacies ruse duke u hakmarrë kështu për vrasjen e Shqerbinit nga kryengritësit e Isa Boletinit në Mitrovicë më 1903. Një person tjetër me urdhërin e Gjillasit, me orientime sadiste antishqiptare I quajtur Gjoka Pajkoviq (shok I Gjillasit) do ta drejtoi pushtetin apsolut politik dhe shtetror në Kosovë deri më 1956 dhe ishte ideator I Procesit Prizrenit dhe aksionit famkeq të grumbullimit të armëve. Jo vetëm kaq vetëm pas burgosjes së Millovan Gjillasit pushteti I Gjoka Pajkoviqit do të dobësohet por nuk do të shuhet përnjëherë sepse I nevoitet më tutje Rankoviqit. Millovan Gjillasi do ta propozoi Spasoje Gjakoviqin ( më 1943 kishte qenë në njësitet çetnike në Mal të ZI) për shef të OZN-ës në Kosovë më 1944 (tetor).Edhe ky ish çetnik do ta drejtoi pushtetin apsolut të Punëve të brendëshme në KOsovë duke bërë krime të papara së bashku me Dushan Mugoshën për dy dekada me radhë.Vetëm të shikohet, hulumumtohen proceset gjyqësore të asaj kohe dhe çdp gjë do të kuptohet. Dokumente janë ruajtë.

Janë të shumta deformimet e kësaj bande politike që e toleronte bosi I tyre Josip Broz-Tito sepse përmes tyre krijonte njëfar balansimi në amorizhim të politikës serbomadhe, sidomos në OZN-e e ushtri po edhe në diplomaci. Dokumentet në të ardhëmen do të I zbulojnë krimet e tyre monstruoze. Ndërsa përgjegjësisë së gjyqit të histories, sipas funksionit nuk do t` i shpetoi edhe Tito. Serbët , e vërteta sot kanëç shumë nostalgji për atë periudhë. Por ne shqiptarët duhet të jemi krenar që e kemi luftuar ma në fund me të gjitha mjetet katrahurën Jugosllavi, ashtu si e ka paraparë STRATEGU I LUFTës dhe Politikës ADEM DEMAçI.

Mbledhja e parë e Politbyros KQ PKJ-së u mbajt më 1 prill 1945 për Kosovën

Millovan Gjillasi ka bërë një Projekt detalizues për asgjësimine  Folksdojqerve (Gjermanëve) në Vojvodinë. Atje me leje të Titos dërgoi me dhjeta mija kolonistë malazezë, Po në atë mënyrë do të sillet edhe në viset shqiptare deri më 1948.

Shtrohet tash pyetja immediate. Pse në të njetën ditë kur ndodhë tragjedia e tmerrëshme ndaj shqiptarëve në Tivar, po atë ditë Tito me Gjillasin vendosin që kolonistët të kthen në Kosovë. Tash shtrohet një pyetje tjetër. Po pse u bë Ligji më 6 mars 1945 për NDALIMIN e KTHIMIT të KOLONISTëVE në Kosovë, ndërsa Politbyroja e kQ PKJ e thyente atë Ligj. Këtu qendrojnë orientimet hakmarrëse të Millovan Gjillasit, të cilit Tito nuk ia prish asnjë plan.

Një version i rinjë ( I panjohur deri me atash) për vrasjen e Isa Boletinit nga një ushtar malazez që më vonë u bë oficer i lartë ku rrolin kryesor e kishte baba I Millovan Gjillasit

( Verzion sipas oficerit që tregoi personalisht më 1977 në Beograd )

Më 1977 ishim në hulumtime shkencore me Liman Rushitin dhe zakonisht të dieleve për të pushiuar dilnim në Kalemagdan. Aty ulëshim dhe në shumë raste na afroheshin për bisedime njerëz të panjohur. Ne ndaj tyre silleshim me kujdes se[pse hulumtonim tema shumë delicate. Liman Rushiti e hulumtonte Lëvizjen Kaçake, Hakif Bajrami, Rrethanat politike- shpërnguljën, kolonizimin, partite politike, të drejtat nacionale. Lidhur me këtë një të diele (vishtë 1977) në Kalemagdan na afrohet një njeri I shtyrë në moshë. Pasi që na përshendet në serbishte, ne e përshendesim në frebgjishte. Njeriu I panjohur menjëherë na u prezentua duke na then “ Nuk dini ju serbisht. Unë punoi në Institutin Ushtark kohë pas kohe, ku ju hulumtoni prandaj të jeni të sigurt se dua t ju tregoi një ngjarje që kurrë nuk e keni dëgjuar. Unë jam Lubomir M. Vojvodiq me grade major. Numri I telefonit tim është 624 596 , Beograd. Me profesion jam kaligraf. Mirrem me dizajnimin e librave që I boton Instituti. Kjo nuk ka rendësi. Por dua të u iNFORMOI se unë jamë vrasësi i ISA BOLETINIT më 1916 në Podgoricë. Unë në fakt  e kam plagosë atë burr në këmbë sepse ashtu e kam pasë urdhërin për ta pamundësuar që të veproi me koburet e tij. Pas plagosjes ka ardhë Baba I Millovan Gjillasit dhe i ia ra KATëR here pushkë. Së pesti ka qitë në ajr duke u zgëdhi se ia mora hakun Shqerbinit (rus) që e ka vra ISA më 1903 në Mitrovicë.

Unë nuk e kam ditë kend e kam plagosë në atë moment, sepse mua më paten caktuar roje të tij pranë Shtabit ku ai banonte i vetmuar. Nuk është e vërtetë se ai ka qenë me qetën e tij dhe ka luftuar me neve. Jo, ISA BOLETINI ka ardhë disa ditë më parë në Shtab para tyre (grupit të tij) dhe posa ka filluar lufta e qetës së tij me ushtrinë tone, ai ka tentuar të ndermjetësoi. Por unë kam pasë urdhër që “ nëse del ISA para derës së shtabit ta plagosi të paktën  që mos të mundet të veproi ndaj askujtë me armë. Shprehi keqardhje sepse kjo vepër tragjike mua më mundon qe një gjysëm shekulli. Prandaj dua t u them se nuk jamë fajtor as para shqiptarëve e as para zotit. Jam në pension dhe dua ta pastroi shpirtin. Kaq desha të u informoi. Mund të më pyesni çka të doni, jam i gatëshëm të flas publikisht.

Limani Rushiti e pyet I pari: çfar armësh kishte Isa në ato moment në dorë. Oficeri: Po, I kishte dy kobure dhe vetëm kur e kam plagosë ka filluar t` I përdorë. Pastaj ka radhë baba I Millovan Gjillasit dhe ia ka rrembyer Revolet dhe I ka ra katër here pushkë.”

Unë, thot oficeri në pension kohë pas kohe punoi në AVII B dhe aty ju kam pare duke hulumtuar. Mua më mundon ajo që ka ngja më 1916 prandaj dua të kërkoi NDJES{ sepse nuk kam asnjë faj. Unë kam qenë atëherë ushtarë I thjeshtë. Fajin kryesor e ka pasë Komanda e lartë dhe Baba I Millovan Gjillasit mqë e ka vra Isa Boletinin, për çka kam kuptuar më vonë se kush është vrarë në ato moment. Baba I M. Gjillasit I ka rënë katër here pushkë Isa Boletinit. Së pesti ka qitë në ajr dhe ka then. E morra hakun për Shqerbinin. E vërteta unë nuk e dija kush ishte Shqerbini. Por të tjerat I kam mësuar më vonë. Tash ju e keni adresën dhe mund të mirreni më gjërësisht me atë ngjarje. Të nesermen u interesuam për Dosjen e Isa Boletinit, por ajo nuk na u lejua. Aty e kuptuam edhe një fakt se ai oficeri që na tregoi për vrasjen kishte bërë shkollim më vonë me djalin e Isa Boletinit- Pajazitin në Akademin ushtarake në Beograd pas vitit 1918. Omer Haxhidauti na tha se atë version e ka të njohur ka here dhe se atij oficeri duhet t` I besoni se është shumë I sinqertë. Ai tash don të shfajsohet, por ai ka kryer urdhërin e Shtabit dhe të Kral Nikollës që e kishte marrë nga Ruseët e jo nga francezët, përfundon Ymer Haxhidauti.

 Po për këtë ngjarje, Millovan Gjillasi do të shkruaj më 1958 se babai I tij me çetën e tij e kishte vrarë ISA BOLETININ në Podgoricë në janar 1916. Dorëshkrimi ruhet në orgjinal në AVII B K. 5- Dosja “M. Gjillas). Po ky rod I çuditëshem do të urdhëroi më 1 prill 1945 kasaphane ndaj shqiptarëve ne Tivar, krejt me qëllim për ta bërë Dukagjinin “habar drithi për Malin e ZI dhe për ta ndarë Kosovën me Serbinë sikurse kishin bërë më 1913”.

Më 1979 do të caktohem t` I hulumtoi mbetejet mortore të Isa BOLETINIT me shokë në Podgoricë. Në atë hulumtim më vonë do të przihet edhe një udhëheqës I lartë I Këshillit Ekzekutiv të Kosovës, Pajazit Nushi. Në pozitën e nënkryetarit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës do të kërkoi që të shkoi në Podgoricë dhe t` I evidenoi varret e Isa Boletinit me shokë. E ndëgjova dhe I thash se pa autorizimin e profit nuk kam të drejtë të hulumtoi një ngjarje aq të rendësishme. Autorizimin që e kishte nënshkruar Akademik Ali Hadri e mora dhe me para të mia u drejtova kah Pogorica. Në zyre bisedove ma Seit LIPëN dhe ai më tha se kam dëshirë të vi edhe unë. I thash shko te Profi dhe ai vendosë. Kur erdhi u gëzuam të dytë. Seiti ishte sekretar administrative atëherë. Ishte patriot. E adhuronte Ali Kelmendin, Bedri Pejanin, Emrush Miftarin, Xhemajl Kadën, Skender Rizën, Ramiz Kelmendin, Ahmet Kelmendin, Emin Durakun, Mustaf Bakin,Fehmi Aganin,Gazmend Zajmin, Ali HADRIN. Shkur ishte një pejan I shkollës Hazhi Zekës. Unë isha (1979-bashkpuntor shkencor-docent) së bashku me te në një zyre për katër vite me radhë. Atje ndejtëm gjashtë ditë. Por, përkundër pritjes mirë detyrën nuk mundem ta kryejmë sepse “Mbetjet mortore të Isa Boletinit dhe shokëve të tij malazezët me eskavator I kishin zhdukë. Në atë vend na thane kemi ndërtuar  një fabricë”. Kjo ishte informata e njerëzve të BVI-së për Kulturë.  Kështu na u tha dhe ma nuk jemi intersuar. Shtrohet tash pyetja si u “gjetën” ata eshtra dhe u sollën në Kosovë më 1998 në flakën e Luftës së Drejtë të Kosovës. Jo, dyshoi edhe pse hoxha I nderuar ka dhënë deklaratë të gjat[ në zyrën time në Arkiv. Unë e respektoi shumë atë punë, por kërkoi që të bëhet një analyze e hollësishme e AND-ës.

Ja se çka polemizohet me  M. Gjillasin më 1 prill 1945 në Politbyro të KQ PKJ

(Material I ndaluar për botim në kohën e Jugosllavisë titiste)

Millovan Gjillasi: Ne kemi të drejtë sipas Konferencës së Teheranit që ata popuj që kanë bashkpunuar me Nacizmin t` I deprotojmë ose t` I shfarosim fare. Të tillë janë shqiptarët në Kosovë dhe Metohi. Aty asgjë nuk I është lëshuar rastit. Shqiptarët e kanë pritë okupatorin gjerman si çlironjës dhe për këtë ka fakte të pamohuara.”

Reagon Bevc (Eduard Kardelei). Mos po duam më e krijuar një Jugosllavi Serbo-Kroato-Slloveno-Malazeze. Me këto pservimi ne do të humbim shumë para opinonit demokratik siq kemi folë deri me tash”

Gjillasi: Ju Sllovenët do të zgjëroheni në Trieshtë dhe për atë ndërmarrje keni të drejtë sepse dihet rroli I Italianëve”.

Bevci (Kardeli)-Jo ne nuk do të I likuidojmë Italianët sepse populli I ngartë nuk ka pasë asnjë faj dhe ky qendrim I juej ma përkujton bisedën që keni pasë me Ramadan Qitakun në Vis. Unë nuk pajtohem me asofar bisedash dhe kërcnimesh sepse Shqiptarët janë një popull I vuajtur dhe I BESëS, prandaj me atë popul do të sillem krejtësisht ndryshe”.

Tito, thuhet në stengoram heshtë dhe në fund nuk I komneton kundërthënjet. Sigurisht I lejon të grumbullohem dhe pastaj të krijoi POENA personal politik te të gjithë.”

Millovan Gjillasi (1 prill 1945):“ Në Kosovë do të kthehen 24000 kolonistë thot Millovan Gjillas. Këtë ide e përkrah edhe S.V. Tempo. Rankoviqi do të heshtë sepse I druante reagimit të Titos , por luftonte edhe për pozitë të dytë në parti dhe pushtet. Pra, serbi dinak taktizonte. Kur kundër këtij propozimi do të reagoi Eduard Kardeli se  nga Kosova më 1941 janë larguar afro 11000 familje koloniste dhe ato kanë qenë keqtrajtuesë të shqiptarëve dhe minoritetit serb vendas. HIstoria e tyre, të gjithëve na është e njohur nga shtypi I kohës dhe nga rrevolucionarët e asj treve.  Përnjëherë do të reagoinë kundër Kardelit,Millovan Gjillasi dhe Tempo. Në këtë reagim Gjillasi do të shtoi se ata janë ndarë familiarisht dhe pronat për ta duhet të sigurohen, ose në Kosovë me dhunë ose në Vojvodinë me dëshirë. Tito, shkruan Kardel vetëm do të heshtë çuditërisht. Kardeli do të shkkoi edhe më large në konflikt: “Ju shoku Gjido keni polemizuar ashpër me Ramadan çitakun në Vis në gusht rreth Kosovës dhe Sanxhakut. Ju keni reaguar ndaj Milladin Popoviqit në zyrën e juej se dëshironi që ta ndani Kosovën si Sanxhakun sepse kjro trevë bukëdhënse I nevoitet Malit të ZI për nevoja ushqimore. Mo sky qendrim I përngjan një kolonializmi të kontrolluar ekstremist?”  Prap Tito do të stepet dhe do të heshtë, sepse I druante reagimit të serbëve, por edhe dyshonte se mos Vllada Zeqeviqi që ishte në dieni për këto konflikte serbo malazeze në Politbyrodo t` u tregoi të tjerëve. Kardeli në mbledhjen e 1 prillit 1945 (kur ngjau Tragjedia e Tivarit!!!)do të vazhdoi:’Si është emundur Ju shoku Gjido të I kërcnoheni Milladinit I cili nuk u pajtua që Kosova të ndahet si Sanxhaku në mes Serbisë dhe Malit të Zi me shprehjen –“DILë Jashtë, ai është funksionar I lartë jo vetëm I Partisë sonë por ka kredibilitet ndërkombëtar sepse ka punuar n` emër të Kominternit. E Kominterni e ka pasë në Program që Kosova t` I takoi Shqipërisë nëse ndërton shoqëri socialiste. Kështu jemi marrë vesh me delegacionin shqiptar në VIS më 24 korrik 1944”.

Vizita e delegacionit jugosllav që i ka  bërë Stalinit, më 1947 në Moskë

Më 19 prill 1947 në Moskë J. V. Stalini do ta pranoi delegacionin shteror dhe partiak të Jugosllavisë, Tema qëndrore sipas ambasadorit Jugoslav në Moskë , Vllada Popoviqit ishte çështja shqiptare në Ballkan në përgjithësi dhe ajo në Jugosllavi në ve]anti.

Ja teksti I shënimit zyrtar nga Vllada Popoviqi:

Stalini: Si po shkon puna me shqiptarët. Enver Hoxha është ankuar pak kundër këshilltarëve tuaj politikë në armatën e tyre. Ata sikur po e dobsuakan diciplinën, apo diçka tjetër?

Kardeli: Kjo për ne qenka gjë e re. Neve s` na ka thenë asgjë për këtë.

Stalini: çFarë prejardhje kanë shqiptarët?

Kardeli: Ata janë pasardhës të ilirëve.

Stalini: Më kujtohet se Tito më ka pas thenë se janë të afërt me basket.

Kardeli: Po kjo është e vërtetë.

Stalini:Sipas disa shenjave , duket se shqiptarët janë populli më I vjetër në Gadishullin Ballkanik. Sipas disa fjalëve , mund të konkludohet se gjuha e tyre është më e vjetër se greqishtja.

Popoviqi: Po, shqiptarët janë shumë të guximshëm.

Stalini: Po, ata mund të jenë besnikë si qeni, kjo është cilësi e primitiveëve. Tew ne kaq besnikë janë çuvashët. Perandorët ruse I merrnin për truproje personale.

Kardeli: Te ne, në territorin e Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit edhe tash ka më shumë shqiptarë sesa serbë. Ne mendojmë që, më vonë, kur të lidhemi edhe më mire me shqiptarët , t` ua lëshojmë këto territore.

Stalini: Ky orientim më pelqen shumë. Shumë mire, kjo është e drejtë. Si kanë ardhur shqiptarët në atë territory?.Ne kemi informata se ata janë vendas nga Antika dhe se shtriheshin në tërë Gadishullin. Po, në vitet e luftërave 1877/1878 prap kemi informata se ajo poullsi shqiptare është TKURRë Me dhunë ushtarke kah jugu, po mendoi nga Nishi e deri në Rrafshin e Kosovës. Ajo popullsi më kujtohet kur isha në Zvicër më 1913 që Trocki fliste për mizori të papara ndaj tyre (muhaxherëve të viteve 1878) por edhe ndaj shqiptarëve të trevës së Kosovës. Pse ka ndodhë kjo dhe cilat janë arsyet?

Kardeli:Në kohën e Turqisë e kanë zënë këtë trevë, kurse një pjesë e popullsisë e kanë shkombëtarizuar.

Stalini: Si është e mundur që një popull primitive të ketë pasur sukses në këtë drejtim të “zgjërimit” ? Si e shpjegoni Ju këtë. Ata nëse thoni se kanë ardhur nga Shqipëria e 1913, pjesa veriore, nuk kanë mundur ta mbulojnë një trevë katër here më të madhe.Kjo nuk është e mundur.Këtu ka shpjegim politik e jo shkencor.

Kardeli: Edhe fiset fqinje kanë qenë primitive, si për shembull malazezët. Unë ju fola çka shkruan historiografia zyrtare serbe e shekullit të kaluar. Në atë zgjërim personalishtë nuk besoi se ka ndodhë por është I fabrikuar.

Nërhynë serbi Vllada Popoviqi: Jo, nuk I kanë shkombëtarizuar malazeztë. Në këto treva kanë jetuar serbët.

Stalini: Vot kakoi-Qeshet, dhe I drejtohet personalisht V. Popoviqit: Jeni Ju shok ambassador serb?

  1. Popoviqi: Po.

Stalini: Lexone atëherë historinë e kishës suaj dhe do ta kuptoini. Ju duhet të mësoni edhe histori kishtare, jo vetëm rrevolucionare dhe politike. Do ta kuptoni. Po duhet diplomacia të sherbej në rrafshe më të drejtë. Nëse është keq, apo mire. Më e mira është e vërteta dhe drejtësia. Po cila fe ka më shumë besimtar ndër Shqiptarë?

Simiqi: Më shumë ka muslimanë, pastaj katolikdhe pak ortodoks.( Vërehet se edhe ky përpiqej që ta rrente Stalinin-HB).

Stalini: Jo kemi informata se muslimanët janë në shumicë apsolute, tani vijnë ortodoksët e pastaj katolikët.

Kardeli: Në kohën e luftës Antifashiste kasha katolike ka qenë kundër LNç-ës, po edhe sot lufton kundër pushtetit popullor.”

Me këto fjali rrëfyese doli se Stalini ishte shumë më I informuar për çështjen shqiptare se sa Delegacioni I Jugosllavisë.

Bë realitet, pas kthimit në Beograd, Kardeli do të KONFRONTOHET me Gjillasin dhe çështja do të shkoi deri atje sa që do të kërkohet nga Tito që të shkarkohet slloveni (Kardel) nga funksioni. Gjillasi e mbështeste kërkesën se si “ është emundur që Kardeli të thotë viste e Kosovës dhe ato që banohen me shqiptarë do t` ia lëmë Shqipërisë”. (Bisedën e cenzuruar e ka botuar “BORBA” 12-13 gushtit 1989 në f. 5.; Por stenogrami prej 14 faqeve I shkruar me makinë nga noteri rus flet se jugosllavët tentuan ta gënjejnë Stalinin, por ai I rrxoi për dhe dekalarat  etyre. Kopjen atij stenogrami e posedonte AVIIB. Por ishte në rusishte 1977).

Kardeli dhjetë vite më vonë, kur Gjillasi ishte në burg, do të shkoi edhe mëtej në tezat e tij se “ Jugosllavia do të shpërbëhet nëse çështja shqiptare nuk zgjidhet drejtë”. Ky pohim nuk do koment. Më 1958 do të lajmërohet Adem Demaçi dhe aty do të filloi etapa e nisjës së shpërbërjes së Jugosllavisë.

(Lexo:Memoranumin e Popit D. 1947, Deçan) . Millovan Gjillasi ne kemi për qëllim që në Tiranë të marrshojnë dy divizione jugosllave dhe atje krytar qeverie të instalohet Apostol Tanefi. Në dokumentet që kanë mbeteë janë emrat e dhe të ministrave që duhej të udhtonin si trumfalistë në Shqipëri. Edhe këto intriga Tito I pranoi me vetëdie. Tash shtrohet pyetja historike si pas burgosjes së Gjillasit dhe pas largimit “elgant” të Rankoviqit,Tito dhe Kardeli do të arsyetohen se nuk kanë ditur për deformimet në viset shqiptare. Ato deklarata nuk janë asgjë tjetër vetëm se një hipokirzi politike ballkanike.

Babagjyshi I Millovan Gjillasit e kolonizoi Toplicën deri në fund të shekullit XIX me ndihmën e prin Nikollës dhe politikës pansllaviste ruse me një anë dhe Kishës Ortodokse serbe në anën tjtër.(Lexo: Memoran Baba (1912-…) I M. Gjillasit provoi ta kolonizoi dhe konvertoi Dukagjinin. Millovan Gjillasi përmes Projektit tij “ Albansko pitanje treba reshiti vojnim srestvima” ( çështje shqiptared uhet rregulluar me mjete ushtarake) provoi deri më 1953 dhe në shumë lemej arriti të kolonizoi slave. Aty ku mbeti Gjillasi (1953) atë politikë me mjete tjera do ta vazhdojnë Tito dhe Rankoviqi deri më 1966. Pastaj Tito do të ndryshoi kursin por esenca e asaj politike për Jugosllavinë integrale dhe homogjene mbeti si kancer, për t` u shkatrruar në fund të shekullit XX në luftën gjenocidale që bëri Serbia dhe politikanët e saj, gjithnjë duke përdorë Projektin e Gjillasit.

Të përfundojmë:Millovan Gjillasi ishte një shpirtngushtë, politikan I llojit të një despoti aristocrat. Asgjë nuk dëshironte ta ndaj me opinionin. Ai luftonte çdo gjë të mbetej në ilegalitet për t` I përdorë DY FYTYRA në politikën e tij moralizuese, kontraverze dhe cinike. I tillë ishte edhe Tito dhe rethi I tij, deshmojnë dokumentet sekretet të arkivave të tyre.

Sot hapsira unike jugosllave është shkatrruar, Limanet e ish Jugosllavisë kan karakter sekundar gjeostrategjik, Hekurudha Beograd- Tivar kalon nepër tri shtete të pasigurta. Tani është rritë rendësia gjeostarategjike e hapësirës etnike shqiptare; është në ndertim e sipër autostrada e kombit, Limanet e Shqipërisë etnike kanë karakter aktiv gjeostrategjik kontinental. Ka përfunduar koha e kolonializmit klasik, duhet t` I ruhemi “kolonializmit” modern me mjete tjera shumë të sofistikuara dhe të çuditëshme në shikimin e parë. Millovan Gjillasi nuk ka qenë dissident në shpirt, por karierisht që kur e vren se nuk do të jet I DYTI në Jugosllavi, fillon të kundërshtoi kinse sistemin ekonomik dhe mënyrën e qeverisjes. Një fakt duhet most a harrojmë se Millovan Gjillasi ka qenë ideator I riokupimit të Kosovës dhe ventualisht I ndarjës saj në mes të Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë. (Shiko: A, KQ PKJ. Elaborati për ndarjen administrative të Jugosllavisë 1944/45. K. 6/7).

Më 1958 Millovan Gjillasi do të mundohet përmes një libri autorial ta analizoi karakterin e shqiptarëve.  Në fakt aty ai e tregoi gjenealogjinë e  familjes vet kriminale.(M. Gjillas , Toka pa Drejtësi, Nju Jork 1958. Më 1977 e kam lexuar përkthimin në serbishte në SIP. B).Gjillasi u mundua të përfitoi në Perendim me atë libër pas REAGIMIT të Prezidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipëris[ në OKB për POZITËN katastrofale të Shqiptarëve në Jugosllavi. Lidhur me këtë dihet se është mbajtur një Plenum illegal I LKJ-ës për pozitën e shqiptarëve ku flitet hapur se në Prishtinë (1959) me urgjencë duhet të happen disa fakulte.  Por, në të njejtin vit Gjillasi vlerësohet për Perendimin si “kockë pa lëkurë”, ndërsa për Lindjen vlerësohet si “Mish me kockë, por me diagnozë kanceroze benine”. Pra , Gjillasi konsiderohej një kufomë e gjallë që flet e shkruan, por që atë veprime nuk I” rrezaton dielli”.

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …