Profesor Hysni Gashi, ka ndarë 700 euro për familjet malishevase në nevojë

Takimi i Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe profesorit, Hysni Gashit, ishte i veçantë sepse ishte takim mes profesorit dhe nxënësit, por tash profesori takoi, Begajn, aktualisht në pozitën e kryetarit. Fillimisht, Begaj i dëshiroi mirëseardhje profesor Hysniut dhe i shprehi mirënjohje për kontributin e dhënë ndër vite në edukimin dhe arsimimin e nxënësve malishevas, e njëri prej shumë nxënësve isha edhe unë, thotë Begaj, duke vazhduar se “ Ishin kohë të vështira në arsimin e atyre viteve, por ju na motivuat, që të lexojmë, ta duam shkollën shqipe dhe vetëm kështu mund t’ia sjellin lirinë atdheut”, kujton, Begaj fjalët e profesorit Hysni Gashi. Kurse, profesor, Gashi thotë: “Sot ndjehem i nderuam dhe i vlerësuar, para jush, Kryetar i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me arsyen se dje Malisheva m’i hapi dyert mua dhe unë sot, dua që qytetarëve malishevas t’u jam mirënjohës deri në fund për mikpritjen, solidaritetin dhe fisnikërinë që treguat ndaj meje dhe kam vendosur, që pensionin tim të ndaj me ata qytetarë që kanë nevojë dhe ndihma do të jetë kohë pas kohe”. Kryetari, Ragip Begaj, falënderoi përzemërsisht, profesor Hysni Gashin, për këtë veprim human dhe njerëzorë të tij, që për familjet e nevojshme malishevase, ka ndarë 700 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Në Malishevë kanë filluar punimet për zgjidhjen e problemit me energji elektrike

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, përmes një video-mesazhi, i ka njoftuar qytetarët e …