leoni

Profesorët ferizajas të muzikës në shkollën e muzikës “Çesk Zadeja” trajnohen e certifikohen nga ekspertë anglez për rregullimin e instrumenteve muzikore

Ferizaj është qyteti që kanë përzgjedhur ekipi i profesorëve nga LSF UK nga Anglia për të trajnuar profesorët e muzikës nga Shkolla e Muzikës “Çesk Zadeja” në Ferizaj, prof.Dora Ramadani, prof.Ftesë Ramadani, prof.Leona Salihu dhe prof.Gentian Aliu, të cilët si rrjedhojë e trajnimeve të organizuara nga LSF UK u certifikuan për rregullimin e detajuar të instrumenteve muzikore, që paraqet një veprimtari për herë të parë në Kosovë, në këtë shkallë organizimi dhe me  këtë lloj të ekspertizës ndërkombëtare. Ky projekt që ka për qëllimi që përmes punëtorive të specializuara të aftësoj dhe certifikoj pjesëmarrësit në rregullimin e instrumenteve muzikore, ka ofruar edhe donacione të shumta në pajisje muzikore dhe elemente teknike të nevojshme për rregullimin e instrumenteve muzikore, që bën këtë projekt tejet të vlefshëm e unik në llojin e tij në gjithë vendin, e që si aktivitet mori vëmendjen edhe të mediave angleze me titullin e veçantë se muzika bën dallimin në vendin që ishte në luftë. Komuna e Ferizajt që ka mbështetur realizimin e këtij projekti, shpreh falënderim publik për trajnuesit dhe organizatorët për kontributin e tyre në aftësimin e kuadrit arsimor në lëminë e muzikës, për rregullimin, riparimin e instrumenteve të ndryshme muzikore.

May be an image of 3 people, book and hand tool

Kontrolloni gjithashtu

NË FERIZAJ U SHËNUA DITA BOTËRORE E INFERMIERISË

Dita Ndërkombëtare e Infermierisë u shënua një takim solemn që u mbajt në Galerinë e …