Programit Publik i Shkollës Verore si Shkolla 2022 - Performancë nga Michala Julinyova dhe Erlira Latifi

Programit Publik i Shkollës Verore si Shkolla 2022 – Performancë nga Michala Julinyova dhe Erlira Latifi

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor ka kënaqësinë të ju ftojë në performancën e Michala Julinyova dhe Erlira Latifi, si pjesë e Programit Publik të #ShkollaVeroresiShkollë 2022.

12 gusht 2022

Vendi: Klubi i Boksit

20:00 Michala Julinyova & Erlira Latifi

Michala Julinyova & Erlira Latifi: “Dans une vallée profonde”

Nëpërmjet vallëzimit, tingullit, gjesteve të koreografisë dhe të improvizuara dhe duke manipuluar skulpturat, dy interpretues krijojnë skena metaforike me lexime të shumta të mundshme. Duke evokuar imazhe të së kaluarës sllovake dhe memorialeve të saj, performanca është një reflektim mbi mjetet e dhunës sistematike të përsëritur.

Tingulli është një element shumë i rëndësishëm i pjesës. Fillon duke kënduar një këngë “Dans une vallée profonde” (Në një luginë të thellë) me ndryshime metrike, më pas, në pjesën e dytë tingulli bëhet shprehje e frymëmarrjes, ritmuar dhe dinamizuar nga lëvizjet e trupave të interpretuesve.

Michala Julínyová studioi pikturë në Banska Bystrica, Sllovaki dhe më pas në The École nationale supérieure des beaux-arts de Lyon – ENSBA Lyon – Shkolla Kombëtare e Arteve të Bukura në Lyon, në Francë. Ajo është anëtare e grupit hulumtues Contemporary Art and Historical Temporalities në ENSBA Lyon.

Në veprën e saj, Michala Julínyová vëzhgon marrëdhënien që ka njeriu me historinë e tij/saj dhe me mjedisin e tij/saj. Nëpërmjet ndërveprimit me vende të prekshme të zgjedhura në bazë të shtresëzimit të tyre kulturor dhe politik, Michala Julínyová ndërton skena dhe forma simbolike. Në këtë mënyrë, dhe përtej diskursit politik, praktika e saj bëhet çështje e pasqyrimit të fenomeneve bashkëkohore që manifestohen në Sllovaki dhe Evropën Qendrore.

Erlira Latifi, e lindur në vitin 1990 në Prishtinë, Kosovë, është një artiste, puna e së cilës është e bazuar në udhëtimet dhe interesat e saj për identitetin personal dhe social. E lindur në një familje inxhinierësh, trajektorja e saj krijuese është informuar nga çështjet e traditës dhe rendit, në kontrast me risinë dhe shprehjen. Praktikat e mishëruara si kërcimi dhe surfimi kanë informuar thellësisht praktikën e saj, ku ajo e vlerëson lëvizjen si një kanal jo simbolik për të prekur dhe imagjinatë. Në veprën e saj, Latifi kërkon t’i bëjë të reja “vlerat e vdekura” si patriotizmi, nacionalizmi dhe feja, duke propozuar ndërhyrje performative që zhbëjnë dhe riformulojnë rendet e ngurtë dhe të kalcifikuar të kuptimit. Aktualisht, ajo jeton dhe punon në Portugali, ku së shpejti planifikon të hapë studion e saj të parë të artit për të hyrë në një praktikë arti me kohë të plotë.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë Haxhi Zymer (Bislim) Ademi, babai Dëshmorit te Kombit Isuf Ademi

Ka ndërruar jetë Haxhi Zymer (Bislim) Ademi, babai Dëshmorit te Kombit Isuf Ademi. Varrimi i …