Avni Dehari

Familja e Avni Deharit është shprehur e pakënaqur me punën e prokurorit special të Shtetit, Afrim Shefkiu

Afrim Shefkiu i Prokurorisë Speciale të Kosovës, është prokurori i rastit të vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Ai është në trajtim të lëndës tash e katër vjet. Pas katër vjetësh prej se rasti ndodhet nën hetime, familja e Astrit Deharit ka kërkuar shkarkimin e prokurorit Shefkiu. “Sot jemi në këtë konferencë lidhur me një kërkesë për përjashtimin e prokurorit special, z. Afrim Shefkiu”, ka thënë Tomë Gashi, përfaqësues ligjor i familjes së ish-aktivistit Dehari. Xhemile Dehari, nëna e Astrit Deharit, ka kritikuar Prokurorinë Speciale për mënyrën se si e ka trajtuar rastin. Avni Dehari, babai i Astrit Deharit, ka thënë se prokurori Shefkiu nuk iu është përgjigjur asnjë kërkese të familjes dhe përfaqësuesit të saj ligjor, Tomë Gashit.  Prokuroria Speciale kishte njoftuar se do t’i  vazhdojë hetimet deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …