Projekti final për Autostradën Kijevë – Zahaq është gati për implementim

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, njoftoi për përfundimin e projektit final të autostradës Kijevë- Zahaq. Me këtë rast, Lekaj tha se për këtë projekt gjigant të përmbledhur në 240 dosje që përmbajnë të dhënat e detajuara për këtë autostradë, elaboratet shpronësuese e lejen mjedisore, brenda dy ditësh do të hapet edhe tenderi për përzgjedhjen e punëkryesit e saj. Me përfundim të procedurave tenderuese, punët në teren për realizimin e autostradës Kijevë – Zahaq, sipas kreut të MIT, pritet të fillojnë brenda dy muajsh. Në këtë paraqitje për medie, sekretari permanent të MIT, Betim Reçica, njësitet mbikëqyrëse dhe ai i konsulencës se Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhanë edhe detajet e projektit. Punët në autostradën rreth 32 kilometërshe do të kryhen të ndara në 3 Lote dhe ajo do të përmbajë të gjitha paramasat e sigurisë, ndriçimin dhe elementet e tjera të autostradave të niveleve evropiane. Kosto e saj është rreth 238 milionë euro dhe mjetet për realizimin e saj janë siguruar me kredinë e BERZH-it. Është paraparë të përfundoj për 36 muaj, por kjo varet nga plani dinamik që do të paraqes kompania për kryerjen e punimeve pas përzgjedhjes në procedurat tenderuese.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …