Projektligji i Punës i hartuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, mori aprovimin në mbledhjen e Qeverisë

Projektligji i Punës i hartuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, mori aprovimin në mbledhjen e Qeverisë. Ky projektligj synon avancimin e të drejtave të punëtorëve dhe rregullimin e një varg çështjesh në fushën e marrëdhënies së punës, sipas standardeve ndërkombëtare dhe rrethanave socio-ekonomike të vendit. “Barazia sociale dhe ngritja e mirëqenies për të gjithë qytetarët e Kosovës është obligim yni moral e ligjor. Avancimi i të drejtave të punëtorëve, rritja e mundësive për punësim për të rinjtë tanë, trajtimi meritor i nënave lehonë, trajtimi i duhur i pensionistëve, i viktimave të dhunës seksuale të luftës së fundit, si dhe i personave me aftësi të kufizuara ka qenë në fokus të objektivave dhe reformave që kemi ndërmarrë gjatë vitit 2018”, ka thënë Reçica në një video mesazh me ç’rast ka uruar qytetarët për festat e fundvitit. Ai ka thënë se viti 2019 do të jetë vit i finalizimit të reformave që kanë nisur dhe i rritjes së angazhimit dhe përpjekjeve për t’u dalë zot qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …