Elez Blakaj

Prokurori që iku nga Kosova, Elez Blakaj shpërndanë foto nga Amerika

Prokurori i shumë përfolur javën e fundit për dorëheqjen e tij, Elez BlaKAJ deri më tani nuk ka thënë asnjë fjalë pse u largua nga detyra. Blakaj kishte lënë një letër lamtumire, por e cila nuk tregonte saktësisht shkakun e dorëheqjes. Në media gjatë javës u publika aktakuza të cilën ai e ka lënë të gatshme në lidhje me manipulimet te listave të  veteranëve, shkruan lajmi.net. Kërcënimet ndaj tij për këto manipulime, u raportua se mund të jetë arsye për dorëheqjen e tij. Iish-prokurori special ka publikuar një fotografi nga Amerika, vend ku edhe ka shkuar për të jetuar. Këtë ai e kishte bërë të ditur në letrën e dorëheqjes që e kishte lënë për Kryeprokurorin dhe kolegët e tjerë të tij. Aktakuza e përgatitur nga Blakaj, e dorëzuar te kryeprokurori Aleksander Lumezi nuk është ngritur akoma. Se Blakaj ishte prej të preferuarve të amerikanëve, tregoi edhe reagimi i Ambasadës Amerikane, menjëherë pas dorëheqjes së tij. Ambasadori Greg Delawie e konsideronte ditë të kobshme për sistemin e drejtësisë në Kosovë tërheqjen e ish-prokurorit që po hetonte mashtrimet në listat e veteranëve. Blakaj po ashtu kishte marrë përkrahje nga Qeveria amerikane për studimet e masterit në SHBA.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …