leoni

Xhavit Jashari

Xhavit Jashari: Përgjegjësinë për fryrje të listave të veteranëve e kanë komandantët e zonave dhe vartësit e tyre

Kryetari i  Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari aktakuzën që prokurori Elez Blakaj ngriti ndaj 11 të dyshuarve për fryrje të listave të veteranëve, ku përmendet edhe vetë Jashari, e quan lojë. Ai tërë përgjegjësinë e hedh te komandantët e zonave operative dhe vartësve të tyre. Jashari ka thënë se ai nuk është marrë fare me verifikimin e veteranëve, por vetëm se ka qenë anëtar i komisionit. Deklaron se verifikimin e veteranëve e kanë bërë komandantët e zonave dhe vartësit e tyre. Ai se nëse ndonjëri nga komandantët e ka nënshkruar ndonjë dokument të tillë, atëherë do të pasojnë edhe masat ndëshkuese. “Verifikimin e kanë krye komandantët e zonave me vartësit e tyre. Ne i kemi pasur rregulloret e punës sipas ligjit, po nëse ka raste të tilla ndonjë aplikacion, atëherë përgjegjës është komandanti që e ka nënshkruar. Nëse ndonjëri prej komandantëve e ka nënshkruar ndonjë dokument të tillë , dhe faktohet që ai nuk ka qenë  atëherë parashihen edhe masat ndëshkuese me ligj. Prokurori Blakaj do të duhej ta dërgonte këtë punë deri në fund dhe nëse diçka e tillë është e vërtetë, ai është i gatshëm të marrë përgjegjësinë. Ai e pranon se është ftuar nga Prokurori për intervistim dhe ka treguar se nuk kanë pasur ndonjë ankesë për këtë çështje.

Edhe ish-Shefi i UÇK-së, Agim Çeku ka thënë se ende s’e ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me një aktakuzë të Prokurorisë Speciale ndaj Komisionit për Verifikimin e veteranëve të UÇK-së. Ka thënë se nuk ndihet fajtor derisa do të flasë më shumë vetëm nëse i zyrtarizohet akuza. Ndërsa, Ish-Shefi i UÇK-së për Nerodime, Shukri Buja ka thënë listat u frynë me vendime politike dhe se përgjegjës janë Thaçi, Haradinaj, Veseli e Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …