Rasti Monstra

Prokuroria e Maqedonisë ka kërkuar nga Gjykata Supreme rigjykim për rastin “Monstra”

Prokuroria e Maqedonisë ka kërkuar nga Gjykata Supreme rigjykim për rastin “Monstra” që ka të bëjë me dënimin e gjashtë shqiptarëve me burg të përjetshëm. Ankesa në Gjykatën e Lartë është paraqitur nga pala mbrojtëse për shpalljen e pafajësisë së personave të dënuar për vrasjen e gjashtë maqedonasve në prill të vitit 2012, në vendin e quajtur Liqeni Smillkovës afër Shkupit. Prokurorja e lëndës, Liljana Spasovska ka thënë se për shkak të fakteve të reja, ka propozuar që vendimet e shkallës së parë të anulohen dhe të nisë hetimi i ri për këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …