leoni

BDI

BDI vazhdon takimet me qytetarët drejt fitores së radhës

Fushata parazgjedhore në dhjetë ditët e para ka rrjedhur në një frymë të qetë dhe demokratike, vlerësoi në takimin e sotëm me gazetarë, Shefi i Shtabit Zgjedhor të BDI-së, Fatmir Besimi. “Në ditën e 10 të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale, më lejoni që në emër të Shtabit Qendror Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim, t’ju drejtohem juve dhe opinionit në vend me një vlerësim për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor deri më sot.

Në këto 10 ditë, Bashkimi Demokratik për Integrim, për çdo ditë ka në terren jo vetëm se kandidatët për kryetarë komunash apo këshilltarë, por të gjithë aktivin partiak bashkë me mijëra vullnetar që identifikohen me ofertën tonë zgjedhore. Vlerësojmë së fushata zgjedhore kryesisht po vijon në frymë demokratike dhe në përputhje me frymën e zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, tha Besimi.

Prezantimi i programit dhe kandidatit për kryetar e të kandidatëve për këshilltarë në komunën e Jegunovcës, ishte në shenjë të bindjes së në zgjedhjet e 15 tetorit, Bashkimi Demokratik për Integrim, do t’ia dalë që me ofertën e vet të korrë fitore duke siguruar për herë të parë edhe postin e kreut të komunës. Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Abdylaqim Ademi, me këtë rast nënvizoi se këto zgjedhje, ndonëse  janë lokale, janë tepër të rëndësishme dhe specifike: ‘Do të jenë zgjedhje përcaktuese për subjektet politike në Maqedoni dhe përcaktuese edhe për shqiptarët – si do të përcaktohen shqiptarët  për përkrahjen e partive politike, por edhe për proceset shoqërore,’ – nënvizoi  Ademi duke  rikujtuar zgjedhjet e fundit parlamentare dhe përçarjen e votës shqiptare nga parti të reja, programi dhe misioni i të cilave nuk dihet: ‘Prandaj, nëse në nivel republikan u bë gabimi i përçarjes së votës, ne nuk guxojmë që edhe tani, në nivel lokal, në komunën e Jegunovcës, t’na përçahet vota!’ Shqiptarët, vlerësoi z. Ademi, duke votuar BDI-në masovikisht duhet t’ua tregojnë vendin atyre partive që dalin pak muaj para zgjedhjeve, njësoj siç kanë bërë me katra-pesë të tjera duke i fashitur nga skena politike.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …