Prokuroria në Ferizaj vërteton me fakte se kompetente për zbatimin e urdhrit mbrojtës, të Hamide Magashit, ka qenë Policia

Vrasja e Hamide Magashit, ka tronditur gjithë vendin. Ajo mbeti e vrarë në oborrin e Gjinekologjisë në Prishtinë pasi ish-burri i saj e shkrepi tri herë armën. Mirëpo sipas Gjykatës Themelore në Ferizaj më 8 shtator të këtij viti, në zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave në Ferizaj është paraqitur kërkesa për lëshimin e urdhrit mbrojtës ndaj tashmë të dyshuarit për vrasjen. Ky urdhër iu ka  dorëzuar Qendrës për Punë Sociale në Lipjan dhe Policisë së Kosovës – Stacionit Policor në Lipjan dhe në bazë të këtij vendimi, kompetent për zbatimin e  urdhrit mbrojtës ka qenë Policia e Kosovës”, thuhet në komunikatë.  Ndaj Sokol Halitit, i dyshuar për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare, Prokuroria thotë se ishte ngritur aktakuzë për “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …