Edi Rama

Masat e sigurisë ditën e Samitit, më 6 dhjetor, nuk negociohen me askënd, ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Në deklaratën që bëri kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku foli edhe mbi masat e sigurisë për mbarëvajtjen e këtij samiti deklaroi se masat e sigurisë nuk negociohen me askënd, janë të vendosura nga vetë Këshilli Europian, që kudo ka akvitete ka masa standarde, forcat tona punojnë me organizatorët e samitit që janë në fakt në KE prej shumë kohësh për masat e sigurisë. Ndaj nuk janë çështje opinionesh janë masa të rrepta, aq më tepër kur këtu do vijnë liderë të BE, ku pa diskutim për ta ka masa ekstreme sigurie.” -u shpreh Rama, ndërsa komentoi edhe protestën e thirrur nga Sali Berisha në këtë ditë. Këtu nuk ka palë që tërhiqen apo jo, ka një aktivitet që është më i rëndësishmi në historinë e vendit. S’ka ndodhur kurrë që në Shqipëri të vijnë të gjithë lideret e BE, dhe në mbështetje të asaj linje që e sheh Shqipërinë si një faktor kyç në rajon. Këtu hyjnë në fushë siguria e samitit dhe garantimi i masave për të gjithë liderët, u shpreh  Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Policisa

Policia e Kosovës nuk është e kënaqur me pagat e reja, të cilat i ka caktuar Qeveria

Pavarësisht se Qeveria e Kosovës njoftoi se, përmes Ligjit të ri për pagat në sektorin …