Prokuroria në Hagë vë në pikëpyetje dëshmitarët ndërkombëtarë të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka ngritur pikëpyetje mbi kredibilitetin e disa dëshmitarëve ndërkombëtarë që kanë dëshmuar në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së në procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara. Sipas dosjes përfundimtare të dorëzuar në gjykatë, Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka cilësuar ish-komandantin e NATO-s, Wesley Clark dhe ish-diplomatin amerikan James Rubin si dëshmitarë “të njëanshëm” dhe “të ndikuar”, duke pretenduar se ata kanë lidhje personale me ish-presidentin Hashim Thaçi. Këto vlerësime të Prokurorisë janë kundërshtuar nga njohës të së drejtës dhe avokatë të përfshirë në proces, të cilët i kanë cilësuar si përpjekje për të zbehur peshën e dëshmive të mbrojtjes. Sipas tyre, deklaratat e dëshmitarëve ndërkombëtarë janë në përputhje me rrethanat e luftës në Kosovë dhe me prova të tjera të paraqitura në gjykatë. Avokati i akredituar në Hagë, Artan Qerkini, ka deklaruar se këta dëshmitarë kanë pasur njohje të drejtpërdrejtë me zhvillimet e kohës dhe qasje në informacionet kryesore ndërkombëtare gjatë luftës. Ai ka ngritur dyshime se sulmet ndaj kredibilitetit të tyre synojnë të krijojnë një narrativë të njëanshme në proces.  Procesi gjyqësor në Hagë vazhdon, ndërsa vlerësimi i kredibilitetit të dëshmitarëve mbetet një nga pikat kyçe të debatit mes palëve.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …