Prokuroria Speciale kërkon urdhër arrest për Goran Rakiçin lidhur me barrikadat në veri

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për lëshimin e një urdhër arresti ndaj ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiç, lidhur me dyshimet për përfshirjen e tij në organizimin e barrikadave në veriun e Kosovës gjatë vitit 2022. Rakiç, aktualisht deputet i Partisë Progresive Serbe në Serbi, është ftuar tri herë për intervistim nga Prokuroria, por nuk ka pranuar të paraqitet. Herën e parë ka arsyetuar mungesën me “shkaqe shëndetësore”, ndërsa në dy rastet e tjera nuk ka ofruar asnjë shpjegim për refuzimin. “Me qëllim të sigurimit të prezencës së G.R., Prokuroria Speciale e Kosovës ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për lëshimin e urdhër arrestit ndaj tij”, ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta. Në kuadër të hetimeve, Prokuroria ka intervistuar krerët aktualë të Listës Serbe, përfshirë kryetarin Zlatan Elek, si dhe nënkryetarët Igor Simiç dhe Slavko Simiç. thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti prezanton logon dhe emrin e koalicionit të ri: Aleanca Kombëtare për Integrim

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka prezantuar sot emrin dhe logon e koalicionit të ri …