Deputeti Përparim Gruda : Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i guximshëm dhe duhet të na bëjë krenarë të gjithëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka vlerësuar pozitivisht vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, në të cilin konstatohet antikushtetutshmëria e seancave të udhëhequra nga Avni Dehari i Lëvizjes Vetëvendosje. Gruda tha se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është një arsye për krenari për çdo jurist dhe qytetar të vendit. Ai shtoi se pavarësia dhe paanshmëria e gjykatës nuk matet nga duartrokitjet e pushtetit, por nga guximi për të marrë vendime që nuk janë të pëlqyera nga pushteti. “Gjykata Kushtetuese e dëshmoi këtë qartë: ajo rrëzoi votimin e fshehtë dhe vendosi se një kandidat mund të votohet vetëm tri herë. Ky është një vendim i guximshëm, i pastër në dispozitiv dhe që duhet ta bëjë krenar çdo jurist e qytetar të këtij vendi”, theksoi deputeti i PDK-së, Përparim Gruda.

Kontrolloni gjithashtu

Jefry Hovenier: Kosova rrezikon të humbë besimin e SHBA-së nëse nuk vepron për projektet e gazit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova mund të …